Një aspirante e modës e tmerruar se mund ta humbiste dashurinë e jetës së saj për shkak të një martese të paracaktuar, vrau veten duke dalë përpara një kamioni, sikurse u mësua gjatë hetimit.
Suk Yin Cheng la një shënim në iPod-in e saj duke shprehur ankth për në faktin se i dashuri i saj mysliman, me të cilën ishte lidhur prej dy vjetësh, Kahil Mohammad, mund të detyrohej të martohej me një grua tjetër.
Duke besuar se s’do të ishte në gjendje për të përballuar këtë rrethanë, 20-vjeçarja i preu rrugën një kamioni, pak minuta pasi i telefonoi Mohammadit dhe i tha: “Të dua. Po e bëjë këtë për ty.”