Mesfushori çek, Tomas Rosicky që për shkak të një dëmtimi të gjatë mungon në fushta e blerta po bëht gati q ëtë rikthet me kombëtaren e Çekisë në kampionatin evropian.
Rosicky ka treguar për mediat se gjatë kohës që ka qenë i dëmtuar ka mar mesazhe inkurajuese nga shumë njerëz të njohur apo të pa njohur por ajo që e ka prekur më shumë mesfushorin çek ka qenë një mesazh nga një refugjat sirian.
“Menjëherë pas dëmtimit e dija se nuk doja të përfundoja karrierën në këtë mënyrë. Kam marrë mesazhe jo vetëm nga shokët e skuadrës, por nga njerëz nga e mbarë bota, që më thanë se historia ime është një frymëzim i madh për të tjerët”, ka deklaruar Rosicky.
“Kam marrë edhe një mesazh nga një djalë nga një kamp në Siri, se një nga shpresat e mbetura që ai ka, është që të më shoh sërish duke luajtur. Kjo më ka prekur shumë, e kuptova se sa rëndësi të madh ka për jetët e njerëzve futbolli”, ka shtuar çeku.