Mesazhi nga i biri i Bin Ladenit ekspozon planin e Iranit për të ringjalluar Al-Kaedën

Një mesazh audio i publikuar kohët e fundit nga i biri i Osama Bin Ladenit, Hamza Bin Laden, ka dhënë sinjalin për “vazhdimin e sponsorizimit nga Irani” të terrorizmit me anë të Al-Kaedës, thuhet në një raport nga një think-tank me bazë në Amerikë.

Ne mesazhin e publikuar më datë 9 Maj, Hamza u bën thirrje të gjitha grupeve militante në Siri që të bashkohen e të “çlirojnë Palestinën”.

Sipas raportit të publikuar së fundmi nga SAPRAC, Komiteti për Marrëdhëniet Publike Amerikano-Saudite, “Vëzhguesit e Al-Kaedës besojnë se mesazhi i ri i publikuar nga Hamza Bin Laden jep sinjale për vazhdimësinë e financimit nga Irani të të birit të Osama Bin Laden. Ky financim ka filluar mënjëherë pas sulmeve të 11 Shtatorit.

“Sipas shumë agjencive botërore të inteligjencës, Teherani, duke sfiduar hapur fuqitë botërore, ka strehuar Hamza Bin Ladenin, duke i siguruar atij sigurinë e nevojshme.”

Ekspertët parashikojnë se Hamza, i cili besohet se mund të jetë rreth 25 vjeç, mund të bëhet lideri i ardhshëm i Al-Kaedës.

Në raportit e SAPRAC thuhet më tej se më datë 19 Mars, para publikimit të mesazhit audio, “shërbimet sekrete amerikane kanë deklasifikuar 113 mesazhe me shkrim dore nga Osama Bin Laden. Aty përfshiheshin udhëzime se si duhet të sillej Al-Kaeda me Iranin.”

Mesazhet zbulojnë gjithashtu se Bin Ladeni kishte thënë se Irani “është rruga jonë kryesore për paratë tona, njerëzit, komunikimin dhe pengjet.”

Gjithashtu, Bin Ladeni i kishte urdhëruar njerëzit e tij që të “mos hapnin asnjë front lufte me Iranin.”

Gjithnjë sipas SAPRAC, “kjo vërteton lidhjet e forta midis Al-Kaedës dhe Republikës Islamike të Iranit.”/tesheshi.com/

Artikulli paraprakHistori e çuditshme në American Airlines: dy gra muslimane që punonin për qeverinë amerikane detyrohen të lënë avionin
Artikulli vijuesI ja poshtërojë Nënën, Allahu e poshtërojë atë para krejtve!