Meshkujt e martuar, më të shëndetshëm

Shumë hulumtime kanë treguar që meshkujt e martuar, veçanërisht ata në moshën mbi 50-vjeçare, kanë gjendje dukshëm më të mirë shëndetësore.

Meshkujt të cilët nuk janë rehatuar kurrë, ata të divorcuar ose të vetëm kanë rrezik shumë të lartë nga vdekja e parakohshme e shkaktuar nga sëmundjet kardiovaskulare. Lidhja sociale redukton nivelin e stresit dhe rrezikut nga krijimi i depresionit, të cilët mund të shkaktojnë sëmundje kronike. Meshkujt e pamartuar në përgjithësi kanë shprehi më të këqija shëndetësore.

Pinë më shumë, hanë më shumë, hanë ushqim të pashëndetshëm, nuk shkojnë rregullisht te mjeku dhe janë më të prirë ndaj sjelljes së rrezikshme (droga dhe imoraliteti)./zhurnal/kohaislame

Artikulli paraprakMaqedonia në kaos dhe depresion ekonomik
Artikulli vijuesSony Xperia P