Mësimi në punë – Këshillë drejtuar femrave

Mendjet tona janë sfungjer në çdo moshë dhe ne mund të mësojmë dhe të zhvillohemi pothuaj nga çdo situatë.

 Amësia është profesion gjithmonë në zhvillim. Nëna e cila nuk pyet dhe nuk mëson vazhdimisht do ta kuptojë se përgjegjësia e kryerjes së punëve të shtëpisë dhe edukimi i fëmijëve po i lënë pas aftësitë e saj intelektuale.

Në të vërtetë, unë kam dëgjuar shumë nëna se ato ndjenjë sikur inteligjenca e tyre po bie çdo ditë. Ato e kalojnë shumicën e ditës në shtëpitë e tyre dhe duke i rritur fëmijët. Në fund të ditës ato janë fizikisht dhe mentalisht të rraskapitura dhe vetëm ndonjë nënë e rrallë do të gjej një moment për të zgjedhur një libër, revistë ose gazetë për të shtuar diturinë ose edukatën. Sidoqoftë, nëse ne mbledhim disa orë në javë për ta shtuar inteligjencën tonë, do të vërejmë dobitë që do të kemi për neve dhe familjen tonë. Vazhdimi i mësimit nuk është vetëm ide e mirë, është përgjegjësi.

Në trajnim pune

Allahu këmbëngul që të dy, burri dhe gruaja, janë urdhëruar “të lexojnë”. Muslimanët janë urdhëruar të shtojnë njohuritë e tyre dhe të vazhdojnë të përpiqen për të marrë dituri përmes ngjarjeve të jetës së tyre. Arsimimi nuk i referohet medoemos vetëm shkollës. Nëna mund të marrë dituri në fusha të ndryshme dhe sipas mënyrave të ndryshme. 

Një prej mënyrave më të lehta për ta shtuar dijen tonë është “për të mësuar në punë”. Nëna luan shumë funksione, me shumë talent. Ajo mund të gatuajë ushqim, ta drejtojë buxhetin familjar, të zgjidhë konfliktet e të rinjve dhe ta ruajë anën shpirtërore të familjes. Dhe ajo zakonisht mund t’i bëj të gjitha këto vetëm gjatë një dite.

Megjithatë, vetëm sepse nëna ka për të bërë punët e përditshme që përfshin edhe larje-hekurosjen e rrobave, kjo s’do të thotë se dita e saj duhet të jetë rutinë, e mërzitshme, e keqe ose e padobishme. Ka shumë hapa që mund të merr nëna gjatë ditës për ta shtuar dijen e saj.

Një mënyrë për ta përfshirë dijen aktive gjatë rutinës së ditës është ta bëni vetëm këtë. Programoni kohën e posaçme për veten që ta shfletoni internetin, lexoni gazetën ose ndonjë libër. Askush nuk thotë se do të përfundoni treqind faqe të një vepre artistike gjatë natës, por të merrni hapat e foshnjës të bëra në përputhje me atë që këshillon Islami. Është shumë më e lehtë t’i premtoni vetes se do të lexoni një pjesë të librit rreth amësisë gjatë ditës sesa të mundoheni rreth tij tërë ditën që ta përfundoni.

Përfshini leximet e vogla brenda rutinës suaj. Ne tashmë i ndajmë disa minuta disa herë në ditë për t’u falur. Nëse mund t’i shtojmë vetëm edhe disa minuta qoftë para apo pas secilit namaz, kjo do të na ofronte afër 10-20 minuta në ditë për të lexuar disa ajete nga Kurani, Hadithi ose literaturë tjetër rreth Islamit.

Kurset e ndryshme

Shumë nëna shkojnë në kurse të ndryshme për t’u siguruar se ato marrin pak kohë çdo javë dhe ia kushtojnë atë pikërisht nxënies së dijes. Kjo metodë ofron dobi të shumëfishta. Së pari, ajo ofron mundësi të dukshme për ngritjen shpirtërore. Shumë njerëz kuptojnë se kanë mësuar dhe mbajtur mend më shumë kur ata kanë marrë pjesë në një diskutim aktiv. Jo vetëm ndjekja e kurseve të ofron mundësi mësimi, por gjithashtu u japin nënave rastin të shoqërohen me shoqe tjera. Një nënë në shtëpi me fëmijët e saj gjithë ditën mund të ndihet se mërzitet pak pa nxitje intelektuale. Burri i saj kthehet nga puna dhe ajo më tepër është e zënë me drekën, banjën, punët e shtëpisë dhe kohën e gjumit. Momentet që burri dhe gruaja kanë për t’i diskutuar e menduar mirë janë të kufizuara. Ndjekja e ndonjë kursi është përpjekje dobiprurëse shpirtërore dhe shoqërore. I jep gruas një rast për të diskutuar çështje të ndryshme me gra tjera. Shumë gra që marrin pjesë në kurse të ndryshme kënaqen me minutat para ose pas tyre për të këmbyer receta, metoda prindërore, këshilla martesore dhe për blerje.

Kryej punët e shtëpisë

Kur fëmijët tuaj rriten dhe marrin më shumë përgjegjësi për veten, ne kuptojmë se mund t’i kemi disa minuta shtesë gjatë ditës. Duhet të jemi në dije për kohën e lirë të çmuar dhe ta përdorim atë në maksimum. Kur fëmijët tanë janë të gatshëm për orarin e shkollës, ne gjithashtu duhet të përgatitemi për t’i bërë disa nga punët tona të shtëpisë. Disa nëna shfrytëzojnë rastin për t’i përfunduar gradat e tyre shkencore; të tjerat pëlqejnë të mësojnë ndonjë hobi ose profesion. Regjistrohu në universitet nëse është ajo që kërkon. Ose regjistrohu për disa orë kursi të ekonomisë familjare, si për qepje, projektim të interierit ose dekorim të torteve. Nëse nuk keni dëshirë ta leni shtëpinë, ka programe për mësim nga distanca. Në të vërtetë, ka qindra kurse islame në një numër universitetesh islamike që ofrojnë zgjedhje ‘online’. Vetëm vendosni se çka doni të mësoni dhe atëherë filloni ‘klikimin’.

Mësimi nga mentori

Shumë shpesh mësuesit tanë më të mirë janë afër nesh. Shumica e grave i mësojnë shumicën e punëve të shtëpisë dhe edukimin e fëmijëve nga nënat e tyre. Gjithashtu ato vazhdojnë edukatën e tyre duke pyetur shoqet e tyre të cilat kanë pësuar situata të ngjashme si të tyret.

Mënyra më e mirë të marrim përgjigjen e pyetjes është të pyesim atë që di. Ne mund t’u kthehemi t’i pyesim nënat tona, madje gjyshet dhe shoqet. Ne gjithashtu mund të mësojmë nga njëra-tjetra, siç mund ta mësojmë njëra-tjetrën. Më mirë se të mbetemi në pozitë të keqe, duhet të krenohemi që vërejmë se motra është shumë më e ditur në një çështje sesa ne, dhe duhet ta pyesim për këshillë. Në mënyrë të ngjashme, nëse keni informata që mund të jenë të dobishme për dikë tjetër, ju duhet t’i ndani. 

Nëse vendosni të regjistroheni në një kurs islam ose vetëm pëlqeni të bisedoni me shoqe, shfrytëzoni mundësitë e çdo rasti. Gjithashtu duhet kujtuar vlerën e qëllimeve tona para çdo situate: ta bësh qëllimin të mësosh diçka nga çdo ngjarje që e ndjek; ta bësh qëllim të mësosh dikë diçka që vlen, çdo ditë; ta bësh qëllim të lexosh 
vazhdimisht një pjesë nga literatura fetare. 
Mendjet tona janë sfungjer në çdo moshë dhe ne mund të mësojmë dhe të zhvillohemi pothuaj nga çdo situatë.

Salma Sanwari
Përshtati nga anglishtja: Fexhrie Kaçiu/islamweb.net/kohaislame

Artikulli paraprakPDSH koalicion qeverisës me RD e BDL në Preshevë
Artikulli vijuesGjykata vendosë, Asanzh mund të ekstradohet