Universiteti i Prishtinës integron programin e studimeve islamike

0
168

Fakulteti i studimeve islamike bëhet i vetmi program i akredituar i Kosovës në studimet fetare.

Universiteti i Prishtinës ka integruar fakultetin e studimeve islamike të Prishtinës, duke dhënë të vetmin program të arsimit të lartë universitar të Kosovës në studimet fetare. Fakulteti që ka trajnuar imamët e rinj që nga 1992, më parë funksiononte i pavarur.

Radhitja me universitetin ofron fonde publike, që do të paguajnë pagat e 23 mësuesve plus personelin shtesë administrativ. Qazim Qazimi, dekan i fakultetit të Studimeve Islamike, tha se masa është e rëndësishme sepse do ta bëjë më të lehtë për studentët t’u njihet diploma e tyre, diçka që ministria e arsimit nuk e bëri kurdoherë në të kaluarën.

Basri Muja, drejtor i ngarkuar në agjencinë e akreditimit të Kosovës. i tha SETimes se programi i fakultetit është akredituar për tre vitet e ardhshme.

Zyrtarët në Universitetin e Prishtinës konfirmuan se fakulteti është bërë pjesë e universitetit, por nuk dhanë komente të mëtejshme.

Qazimi tha se fakulteti ka funksionuar mirë që kur është ngritur pas rënies së komunizmit, ndonëse ka përjetuar probleme me strukturat dhe kushtet e punës . Fakulteti lëvizi në një godinë të re në 2010 dhe do të vazhdojë të ketë klasa atje si pjesë e universitetit.

Financimi nga universiteti do të japë stabilitet financiar për programin, që më parë mbështetej në donacionet nga komuniteti islamik i Kosovës.

“[Fakulteti i studimeve islamike] u ngrit nga Këshilli i komunitetit Musliman por financimi është nga presidenca e komunitetit islamik …si bamirësi apo diçka e mbetur nga haxhillëku, që do të thotë se ne kishim mjaft probleme,” tha Qazimi.

Disa në Kosovë thonë se ky është një hap pozitiv.

“Ky është një vendim i mirë sepse qeveria ka të drejtë për programin dhe ata kryejnë kontrolle, kështu që askush nuk mund të thotë se po përgatiten radikalë apo fundamentalistë në fakultet,” i tha SETimesKamer Berisha, një mësues në një shkollë në Prishtinë. “Kjo ndihmon gjithashtu fakultetin për të patur më shumë njohje.”

Universiteti nuk financon ndonjë program tjetër studimesh fetare dhe Kushtrim Bajramaj, një student i ekonomikut në Prishtinë i tha SETimesse mund të kishte ndonjë kundërshtim.

“Nuk ka shumë diskutime në qoftë se ai duhet të financohet nga buxheti i shtetit dhe si e pasqyron kjo shoqërinë tonë laike që universiteti i shtetit përgatit imamë,” tha Bajramaj.

Anembanë rajonit, disa vende organizojnë studime fetare islamike si institucione të pavarura arsimore ose si pjesë e universiteteve.

Në Shqipëri në 2011, komuniteti mysliman ngriti Universitetin Beder, që përgatit imamët e ardhshëm dhe gjithashtu ofron programe në shkencat e tjera humanitare e sociale, të tilla si turqisht dhe anglisht. Universiteti është i njohur nga qeveria shqiptare.

Në Maqedoni, komuniteti mysliman drejton fakultetin e studimeve islamike si një institucion të pavarur privat, akredituar nga qeveria./set