Mësuesja shkarkohet sepse ofendoi Michelle Obama-n

Një ndihmës mësuese në Forsyth County, Georgia, është shkarkuar nga detyra pasi ka bërë një koment racist ndaj Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama.

Sipas faqes “Forsyth County Schools” në “Facebook”, Jane Wood Allen, e cila punonte si ndihmës mësuese në shkollën fillore “Chestatee” në Gainesville, la punën ditën e hënë, shkruan Shekulli. Ajo kishte që nga viti 1989 që punonte aty.

Ndërkohë Allen shkruante në profilin e saj në “Facebook”: “Kjo gorilla e varfër. Si do të jetojë ajo në jetën e reale, duke mos pasur të gjitha pushimet e saj luksoze të paguara? Ajo duhet të përqendrohet që të bëjë një makijazh të përgjithshëm (sidomos flokëve), në vend që të planifikojë pushimet. Ajo është një turp për Amerikën!”.

Në një postim tjetër ajo shkruan: “Admiroj një gorilla më shumë sesa atë. (Prit se harrova, ajo është një gorilla). Ajo është shembulli më i keq i një Zonje të Parë! (Oh, më falni. Doja të thosha një gorillë, jo Zonjë e Parë)”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi nga drejtuesit e shkollës, të cilët shprehen: “Racizmi dhe diskriminimi nuk tolerohen në rrethin tonë shkollor. Ne jemi të angazhuar për trajnimin e vazhdueshëm të stafit për pranimin e të gjithë individëve”.

Artikulli paraprakKush e krijoi konfliktin me biznesmenin
Artikulli vijues“A ke ndonjë nevojë, mor bir?”…