Moskë, xhami me kapacitet për 50.000 besimtarë

Autoritetet moskovite mbështesin kërkesën e “Këshillit të myftive të Rusisë”, që në kryeqytet të ndërtohet një xhami, e cila mund t’i akomodojë 50.000 besimtarë.

Këshilli konsideron se në Moskë jetojnë rreth dy milionë myslimanë. Ata, për momentin, kanë vetëm katër hapësira të vogla të destinuara për adhurim.
Për shkak të numrit të madh të besimtarëve, Myftinia dëshiron që xhamia të jetë pranë një stacioni metroje. Megjithatë, edhe pse autoritetet e qytetit nuk e kontestojnë nevojën për ndërtimin e një xhamie të madhe, ata nuk kanë bërë të ditur se posedojnë një planin për vendin, sepse ndërtimi i një objekti fetar mysliman në një nga zonat e gjelbra ekzistuese do të kundërshtohej nga banorët përreth.
Ndërtimi i një xhamie të tillë mund të kushtojë rreth njëqind milionë euro, por për financimin e saj do të ndihmonin disa shtete myslimane.
Përfaqësuesi i Patriarkanës së Moskës, ka deklaruar se myslimanëve të kryeqytetit rus, patjetër u nevojitet një xhami e madhe.
Përveç qëllimeve të mira rreth ndërtimit të xhamisë së madhe në Moskë duket se nuk do të ketë asgjë tjetër, sepse ka disa vite, me ndryshime të vazhdueshme të projektit, është duke u punuar në rikonstruktimin e xhamisë së vjetër njëqind vjeçare, në të cilën mund të falen deri në 10.000 besimtarë./kmsh/kohaislame

Artikulli paraprakTurqi, nis gjyqi ndaj 4 komandove izraelitë
Artikulli vijuesStuhi e re e acartë drejt Nju Jorkut