Kryetari i LSI, Ilir Meta ka përshëndetur protestën e Partisë Demokratike, e cila është vendosur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” që prej ditës së shtunë.
“Çdo protestë qytetare është për t’u respektuar”, ka thënë Meta pasditen e së hënës.
Gjithashtu, partneri i koalicionit qeverisës ka shprehur mbështetjen për kërkesën e opozitës për garantimin e zgjedhjeve.
“Çdo kërkesë për zgjedhje të lira e të ndershme meriton vlerësim dhe dialog”, ka shtuar Meta.
/ Top Channel