Pas dorëheqjes së Humollit, pritet shpërbërja e Komisionit për matje të territorit?

Deputetë nga opozita vlerësojnë se dorëheqja e profesorit të gjeografisë nga Komisioni Qeveritar për matjen e territorit të Kosovës, Fitim Humolli, dëshmon se komisioni në fjalë është jokredibil dhe i pabesueshëm.

Ndërsa vezhgues të zhvillimeve politike në vend, dorërheqjen e Humollit nga komisioni për matje të territorit, e shohin si sinjal për shpërbërje të këtij komisioni, raporton GazetaBlic.comDonika Kadaj Bujupi, deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, tha për “Gazeta Blic” se arsya e dorëheqjes së Humollit nga ky komision, i vë në pah huqjet e qëllimshemt të këtij komisioni, që sipas deputetës Kadaj-Bujupi, rezultojnë me joprofesionalizëm.

“Dorëheqja e gjeografit Humolli, i vetmi gjeograf në këtë Komision, është një dëshmi shtesë e jokredibilitetit të këtij Komisioni, dhe arsyetimi i tij për dorëheqjen i vë në pah huqjet e qëllimshme të këtij Komisioni, që rezultojnë me joprofesionalizëm dhe jovaliditet të çfarëdo të gjeturash që do të dalin”, tha ajo.Deputetja Kadaj Bujupi, ka veçuar se Humolli nuk është përfillur nga Komisioni për matje të territorit, pasi që sipas saj, qëllimi i këtyre të fundit ka qenë mbrojta e versionit aktual të marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.“Në dorëheqjen e tij, Humolli ka theksuar se kadastra nuk duhet të jetë kriter për definimin e kufirit shtetëror, pasi që kjo bën që Kosova të humb territor të konsideruar, por sigurisht që ai nuk është përfillur, pasi që Komisioni nuk ka për qëllim mbrojtjen e territorit dhe demarkacion të saktë, por mbrojtjen e versionit aktual të demarkacionit dhe shërbimin ndaj pushtetit”, tha deputetja.Në anën tjetër Azem Vllasi, analist politik tha për “Gazeta Blic” se komisioni për matjen e territorit është formuar si ide nga ana e Qeverisë për të dalur nga bllokada në të cilën ka hyrë me partitë opozitare dhe për Demarkacionin me Malin e zi, e kjo ide sipas Vllasit ka qenë jo e menduar mirë dhe e paqartë.“Ky komision edhe kur është formuar si ide për të dalur nga bllokdata në të cilën ka hyrë opozita dhe Qeveria për vijen kufitare me Malin e Zi dhe ideja për të matur territorin për të shikuar se a po i mungojnë Kosovës territor pikërisht në atë vijen kontestuese të kufiti, ishte ide kogja e paqartë dhe e padefinuar”, tha ai.Më tej, analisti Vllasi pas dorëheqjes së Humollit, u shpreh spektik nëse komisioni në fjalë mund ta përfundojë punën e tij në matjen e territorit, anda ai shton se Qeveria duhet të gjejë një mënyrë tjetër për të dalur nga kjo bllokadë.“Qeveria duhet të gjejë mënyra tjera për të dalur nga kjo bllokadë, sepse unë nuk kam pritur që ky komision do të kountriboj që vendi të dalë nga kjo bllokadë, pasi që ka dorëheqje, ekziston mundësia që ky komision të shpërbëhet edhe pa ja nisur punës”, tha Vllasi.Ai më tej veçoi se për të dalur nga kjo bllokadë Qeveria ka vetëm një rrugëdalje dhe ajo sipas Vllasit duhet të jetë e karakterit politik të brendshëm, pra që të dialogohet në mes të Qeverisë dhe opozitës.“Zgjidhja dhe rrugëdalja nga kjo bllokadë duhet të jetë e karakterit politik të brendshëm. Me Malin e zi nuk kemi punë sepse ata thonë që e kemi nënshkruar me vullnetin e dy qeverive kuvendi i Malit të Zi e ka miratu marrëveshjen për definimin e kufirit”, u shpreh ai.Lidhur me dorëheqjen e Humollit, “Gazeta Blic” ka provuar të flasë me zëdhënësi i Komisionit Qeveritar për Matjen e territorit të Kosovës, Tomor Çela, por ai nuk është përgjigjur në thirrjet e redaksisë.E zëvendëskryeministri, Ramiz Kelmendi në një prononcim për “Gazeta Blic” bëri me dije se Qeveria do të mblidhet nesër dhe do të diskutohet rreth punës së këtij komisioni. Ai po ashtu bën me dije se do të kërkohet nga Komisioni në fjalë që ta bëjë plotësimin e anëtarit të dorëhequr, Humolli.Në lidhje me këtë çështje “Gazeta Blic” ka provuar të flasë edhe me këshilltarin e Kryeministrit Isa Mustafa, Bajram Gecaj, por ai ka qenë i paqasshëm gati në çdo përpjekje të redaksisë.Matja e territorit të vendit ishte iniciuar si kërkesë nga ana e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, pas akuzave të opozitës, por edhe disa deputetëve në pushtet, se me Marrëveshjen për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, Kosova ka humbur mbi 8 mijë hektarë territor.Përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës, kanë deklaruar se kjo matje nuk do të marrë shumë kohë dhe se me anë të këtij procesi do t’i jepet një përgjigje profesionale dhe shkencore pyetjes se a ka humbur apo jo territor shteti i Kosovës me marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi./GazetaBlic.

Artikulli paraprakMeta përshëndet protestën e PD: Kërkesa për zgjedhjet, legjitime
Artikulli vijuesNesër bëhen publike rezultatet e para të komisionit për matjen e territorit