Meta përshëndet protestën e PD: Kërkesa për zgjedhjet, legjitime

Kryetari i LSI, Ilir Meta ka përshëndetur protestën e Partisë Demokratike, e cila është vendosur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” që prej ditës së shtunë.

“Çdo protestë qytetare është për t’u respektuar”, ka thënë Meta pasditen e së hënës.

Gjithashtu, partneri i koalicionit qeverisës ka shprehur mbështetjen për kërkesën e opozitës për garantimin e zgjedhjeve.

“Çdo kërkesë për zgjedhje të lira e të ndershme meriton vlerësim dhe dialog”, ka shtuar Meta.

/ Top Channel

Artikulli paraprak‘Shteti Rus” prapa grushtit të shtetit në Mal të Zi
Artikulli vijuesPas dorëheqjes së Humollit, pritet shpërbërja e Komisionit për matje të territorit?