BDI reagon ndaj BESËS përmes Bujar Osmanit, u prekën në “tel” nga aksioni VMRO+BDI=RUSI!

Thonë se Rinia dhe studentët janë forca e ndryshimeve të mëdha shoqërore. Dhe del se kjo është më se e vërtetë, pasi aksioni i mbrëshmëm i rinistëve të BESËS nëpër Tetovë me mbishkrimet: VMRO + BDI = RUSI!, duket se i ka prekur në “tel” integristët e BDI-së.

Këtë të “keq” BDI e ka nxjerr në sipërfaqe përmes zëdhënsit të saj, Bujar Osmanit i cili ka goditur ashpër Lëvzijen BESA, duke thënë se Rusia tashmë është lojtar global, dhe se nuk duhet kërkuar Ridefinimi në këtë kohë.

Ja çfarë shkruan Osmani i BDI-së:

“Të kërkosh ridefinim të shtetit në preskonferenca e në seminare në këto konstelacione gjeostrategjike është mosnjohje elementare e politikës dhe naivitet i paprecedent politik.

Duhet të kuptohet se ridefinimi i vitit 2001 kishte dy parakushte themelore:

1. Pati kryengryetje autoktone ushtarake të shqiptarëve ( luftë e njohur ndërkombtarisht si më e pastër guerile)

2. Ridefinimi u bë në kohë kur bota ishte unipolare dhe garantues i ridefinimit ishte perendimi kurse Rusia ishte jashte lojës. Të kërkosh prishje të marveshjes së nëshkruar nga SHBA dhe BE në kushte të multipolaritetit në botë kur Rusia po kërkon të shtrin ndikimin në rajon dhe në çfardo situate do tenton të bëhet pjesë e ridefinimit, qoftë edhe pë qëllime folklorike të politikës ditore të bën të dukesh naiv ose instrument i dikujt”, – shkruan Osmani.

Ndryshe, Lëvizja BESA kërkon që në periudhën e ardhshme pjesë e shtetndërtimit të jenë edhe tri pikat e platformës tonë RIDEFINIMI: të krijohet një qeveri ekspertësh, të vazhdojë pa pengesë puna e Prokurorisë Speciale Publike dhe të themelohet Gjykatë Speciale.

Kurse, mbrëmë rinia e Lëvizja BESA – Tetovë e ka realizuar një aksion të gjerë nepër Tetovë me mbishkrimin: VMRO + BDI = RUSI!

 

Artikulli paraprakAnalistët: BDi-ja, PDSH-ja dhe VMRO-ja, një TRUP i përbashkët!
Artikulli vijuesPas sulmit, Shpend Ahmeti godet BDI-në