Meta pret Gundogun: Të forcojmë marrëdhëniet me Turqinë

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti sot Ministrin turk për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ahmet Gundogdu.

Gundogdu së bashku me një grup deputetësh turq vizituan Shqipërinë për të marrë pjesë në Simpoziumin dyditor të organizuar në nderim të figurës së Mehmet Akif Ersoit, personalitetit me origjinë shqiptare, i cili themeloi himnin e Turqisë.

Gjatë takimit Meta dhe Gundogdu e vunë theksin te marrëdhëniet e mira që ekzistojnë midis Shqipërisë dhe Turqisë si dhe nënvizuan rëndësinë e forcimit të këtyre marrëdhënieve në fusha të rëndësishme si ekonomi, shëndetësia, kultura, arsimi, etj. Pas takimit, Meta dhe Gundogu dhanë edhe një prononcim të përbashkët për median, ku kreu i Kuvendit Meta shprehu kënaqësinë për takimin me Ministrin e Shtetit të Parlamentit të Turqisë dhe me deputetët dhe Sindikatën e Arsimit që po vizitojnë Shqipërinë.

“Sikurse e konfirmuam edhe gjatë takimit tonë, marrëdhëniet midis dy vendeve, pra midis Shqipërisë dhe Turqisë janë të shkëlqyera dhe të gjithanshme. Marrëdhëniet midis dy parlamenteve tona po ashtu. Pranova me kënaqësi ftesën për të vizituar Turqinë së afërmi, duke qenë se kemi një Kryetar të ri të Parlamentit në Turqi, por marrëdhëniet tona dihet që janë mjaft solide dhe tradicionale”, tha Meta.

“Kemi folur edhe për bashkëpunimin në fushën e arsimit dhe për një kujdes më të madh për edukimin e gjeneratave më të reja. Por natyrisht që kemi folur jo pak edhe për krizën në Siri dhe sidomos për krizën e refugjatëve, ku dua të vlerësoj edhe një herë Turqinë për një përpjekje gjigante që po realizon për të ndihmuar miliona refugjatë të cilët po përpiqen të shpëtojnë nga lufta”, theksoi kreu i Kuvendit.

Ndërsa ministri Gundogdu thai se, “kjo është një vizitë që bëhet për të forcuar marrëdhëniet vëllazërore midis dy vendeve tona. Vëllazëria forcohet duke vizituar njëri-tjetrin dhe delegacioni i fundit i shtetit tonë ka qenë Kryetari i Parlamentit të Turqisë që ka vizituar Shqipërisë, dhe tani e ftuam z. Ilir Meta që të vizitojë shtetin tonë”.

“Dëshirojmë që të gjitha marrëdhëniet tona ekonomike, sociale, politike, arsimore të forcohen, por aq më tepër marrëdhëniet midis dy parlamenteve tona të forcohen sa më shumë. Në emër të Kryetarit të Parlamentit të Turqisë, Ismail Kahraman dhe në emër të delegacionit që unë përfaqësoj, për pritjen që na bëri Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, z. Meta e falënderojmë shumë”, tha Gundogu, transmeton Shekulli.

Artikulli paraprakTirana e Roma “online” për refugjatët
Artikulli vijuesSkena tronditëse në Idomeni (VIDEO)