Microsoft përgatit versionin e ri të Windows Phone?

Versioni i ri i sistemit operativ Windows Phone mund të paraqitet deri në fund të vitit. Të paktën kështu thuhet sipas disa burimeve jo-zyrtare, të cilat i referohen një postimi të ri për punë në Microsoft, përmes të cilit kompania kërkon një inxhinier të ri për testimin e aplikacioneve.
Shpallja për punë ka të bëjë me versionin e ri të Windows Phone, ndërsa Microsoft ka thënë se versioni i ri i softuerit të saj mobil do të prezantohet gjatë festave të fundvitit.

Bazuar në thashethemet e deritashme, Microsoft do të paraqitet me Windows Phone Blue, i cili do të jetë gati deri në fund të verës së këtij viti.

Burimi i njëjtë i informacionit citon edhe detaje tjera për sistemin e ri operativ të Microsoft, për të cilin thotë se do t’i shpërblejë zhvilluesit të cilët punojnë për zhvillimin e aplikacioneve dhe gjetjen, eliminimin e “krimbave” në platformë. / Telegrafi

Artikulli paraprakDyshimi mbi bamirësit e Nënës Terezë
Artikulli vijues”Siria, në rrugën e shkatërrimit të plotë”?