Zyrtarizohet iPad Mini nga Apple

0
148

Siç është pritur, Apple ka lajmëruar zyrtarisht pajisjen e shumë përfolur iPad Mini.
Produkti i ri ka trashësi prej 7.2mm dhe është një çerek më i hollë se iPad i ri i gjeneratës së katërt. iPad Mini i ri posedon ekran 7.9 inç me rezolucion prej 1024×768, njejtë si iPad ‘i madh’.

Pajisja Mini është e fuqizuar me procesor dy-bërthamor A5. Të gjithë softuerët që funksionojnë në tabletin iPad të Apple do të jenë funksionale edhe në Mini.

Tipare tjera të tabletit të ri përfshijnë kamerë FaceTime HD në pjesën e përparme dhe kamerë 5mp në pjesën e pasme. Rrjeti pa-tela i iPad është shpejtuar dy herë më shumë ndërsa tableti tani posedon mbushësin Lightning si dhe bateri që ofron përdorim të pajisjes deri në 10 orë.

iPad Mini 3G do të ketë çmim fillestar prej 329 dollarë për modelin me 16gb, 429 dollarë për 32gb memorie të brendshme dhe 529 dollarë për 64gb WiFi-only.

Gjatë prezantimit të sotshëm zyrtarët e Apple deklaruan gjithashtu se ata sapo kanë shitur iPad-in e një qind milion në rradhë në një periudhë kohore prej vetëm dy vjet e gjysmë në treg, gjë që është e pazakontë në një kategori të produkteve si tabletët.

Për më shumë informata rreth iPad Mini si dhe specifikime shtesë rreth produktit, shfletoni ueb sajtin e kompanisë Apple./tel