Flamuri shqiptar ka shkaktuar incident në ndeshjen Apolonia-Tirana në Fier për Kategorinë Superiore. Një nga tifozët ka hyrë në fushë dhe ka hapur flamurin kuq e zi në zonën e penalltisë.
Menjëherë pas këtij veprimi është revoltuar portieri serb i Apolonisë Çakoviq i cili i ka rrëmbyer flamurin tifozit dhe e ka hequr nga fusha e blertë, raporton BW.
Incidenti ndodhi në minutën e 23-të të ndeshjes dhe shkaktoi irritim të tifozëve që ndodheshin në stadium. Këta të fundit lëshuan thirrje për të larguar portierin e Apolonisë nga fusha.
Menjëherë pas këtij veprimi, trajneri Mergjyshi largoi nga fusha portierin Çakoviq, ndërkohë tifozi që futi flamurin në fushë u shoqërua në polici.