Delegacionet e lëvizjes islamike palestineze Hamas dhe të Fatahut kanë nisur negociatat mes tyre në Kajro të Egjiptit për të përpiluar një grafik të caktuar kohor për zbatimin e marrëveshjes për pajtimin kombëtar.
Delegacioni i lëvizjes palestineze Fatah kryesohet nga Ezam Ahmed, ndërsa ai i lëvizjes së rezistencës islamike palestineze Hamas nga Musa Abu Marzuk. Sami Abu Zahri, zëdhënësi i lëvizjes së rezistencës islamike palestineze Hamas lidhur me negociatat e nisur të enjten mes kësaj lëvizjeje dhe Fatahut në Kajro deklaroi: Qëllimi kryesor i takimit mes Hamasit dhe Fatahut në Kajro është përcaktimi i një grafiku kohor për zbatimin e marrëveshjes së pajtimit kombëtar. Ndër të tjera ky funksionar i lartë i Hamasit tha se Khaled Mashal, shefi i zyrës politike të Hamasit dhe Mahmud Abas, kreu i autoritetit autonom palestinez, njëkohësisht kryetar i lëvizjes palestineze Fatah, në takimin e fundit të tyre kanë rënë dakord për organizimin e takimit mes Fatahut dhe Hamasit për përcaktimin e grafikut të caktuar kohor për zbatimin e marrëveshjes së pajtimit kombëtar, takimi që nisi punimet dje.
You Might also Like
SIRI – AKTIVISTËT: TË PAKTËN 35 TË VDEKUR
Të paktën 35 persona kanë mbetur të vdekur nga aktet e dhunës të ndodhura dje…
By
Redaksia
1 Min Read
A do të ketë luftë midis arabëve dhe aleancës izraelito-iraniane?
Mendimtari i njohur arab dhe analisti politik, Dr. Abdullah El-Nefisi, në profilin e tij në…
By
Redaksia
1 Min Read
Erdogan: Nuk jemi dhe nuk do të bëhemi robër të askujt përpos Zotit
Nuk jemi dhe nuk do të bëhemi robër të askujt, përpos Zotit, tha presidenti i Republikës…
By
Redaksia
1 Min Read
Murgu budist e quajti “kurvë” zyrtaren e OKB’së që kërkon të drejta për myslimanët në Burma
Shefi për të drejtat e njeriut në OKB i ka bërë thirrje Mianmarit që të…
By
Redaksia
1 Min Read
Shefi i ushtrisë pakistaneze lëshon paralajmërimin e rrallë
Shefi i ushtrisë pakistaneze ka lëshuar një deklaratë të rrallë publike kundër përpjekjeve për ta…
By
Redaksia
1 Min Read
Bisedimet për Sirinë në Gjenevë do të fillojnë më 29 janar
Përfaqësuesi Special për Sirinë në Kombet e Bashkuara (OKB) Staffan de Mistura tha se ftesat…
By
Redaksia
1 Min Read
