Mijëra të vrarë në Sudanin e Jugut

Mijëra persona kanë mbetur të vrarë si rezultat i dhunës një javore që ka përfshirë Sudanin e Jugut, konfirmoi për informoi “BBC”-në, Toby Lanzer, koordinator i ndihmës humanitare të OKB-së.
Lanzer, i cili ndodhet në Bentiu, një qytet në krahinën veriore të Unity, e përshkroi gjendjen si “katastrofike”.

“Kjo ka qenë një javë tragjike në historinë e Sudanit të Jugut”, deklaroi koordinatori.

Vendi më i ri i botës, i cili fitoi pavarësinë nga Sudani në një referendum të vitit 2011, është në prag të luftës civile, pasi forcat e ish-zëvendëspresidentit Riek Machar sulmuan javën e shkuar institucionet, në një tentativë për të rrëzuar qeverinë e ligjshme të presidentit Salva Kiir, transmeton TCH.

Konflikti midis dy njerëzve më të pushtetshëm të vendit, që i përkasin dy fiseve më të mëdha të vendit, po i jep jetë një lufte ndëretnike, me disa masakra mbi popullsinë civile që janë raportuar nga mediat ndërkombëtare.

Megjithatë, përmasat e vërteta të kësaj krize dhe spastrimeve që po ndodhin në këtë vend nuk janë ende të njohura plotësisht.

Të paktën 80 mijë persona kanë braktisur shtëpitë dhe janë sistemuar në kampet e refugjatëve nën mbrojtjen e trupave paqeruajtëse të OKB-së në Sudanin Jugor, informon “BBC”. /Telegrafi/

Artikulli paraprakKinë: Vaksina që ju jepet foshnjave kundër Hepatit B, vdekjeprurëse
Artikulli vijuesNegociatat palestinezo-izraelite pa shanse për sukses?