Mikro fluturaket vrasëse të Ushtrisë Amerikane (Foto dhe video)

Drejtorati për objektet e aviacionit, njësiti hulumtues i Forcave Ajrore të SHBA-së, ka publikuar incizimin e gjeneruar kompjuterik, i cili tregon kualitetet e ardhshme të mikro fluturakeve të tyre (MAV).

Këto aparate të pazakonshme vrasëse mund të fluturojnë gjithandej dhe në tufë të kryejnë vëzhgime komplekse, por edhe të paralizojnë kundërshtarin me ndihmën e kemikaleve dhe ngarkesës ndezëse.

Drejtorati për objektet e aviacionit, i vendosur në bazën ajrore në Right-Peterson në Dayton, të shtetit federal Ohio, tashmë është duke ndërtuar prototipat e këtyre fluturakeve të vogla, për të cilat besohet se do të fusin revolucion në udhëheqjen bashkëkohore të luftërave

“Të pahetueshme, depërtuese dhe vdekjeprurës. Të tilla janë minifluturaket, të cilat shtojnë mundësitë e luftëtarëve në të ardhmen”, thotë narratori në video incizimin e publikuar.
Sipas video incizimit, MAV do të shndërrohet në një element thelbësor i mjediseve luftarake të cilat janë të ekspozuara ndryshimeve të vazhdueshme.

Fluturakja padiktueshëm i afrohet ushtarit të armikut …

… dhe e vret

Në raportin e publikuar në revistën “Gjeografia nacionale” të numrit të marsit, zyrtarët e Aviacionit luftarak të SHBA-së njoftojnë se prototipet e këtyre fluturakeve tashmë ekzistojnë dhe janë në funksion, por po shpenzojnë energji të tepërt, prandaj mund të qëndrojnë në ajër vetëm disa minuta. Hulumtuesit, megjithatë vlerësojnë se brenda disa viteve, falë përmirësimit të teknologjisë së baterive, edhe ky problem do të zgjidhet.

Avionët hedhin tufa të fluturakeve të vogla

Fluturaket miniaturale pa pilot do të funksionojnë në atë mënyrë që avioni që do të fluturojë mbi qytet do të hedh një tufë mjetesh të tilla. Minifluturaket pastaj në bashkëpunim të ndërsjellë krijojnë një pasqyrë të gjerë dhe të detajuar të fushës luftarake dhe i dallojnë caqet individuale pa humbur vëzhgimin në tërë terrenin. MAV do të këmbejnë në mes veti të dhënat, gjë që mjeteve të tjera sulmuese, apo operatorëve, do t’u sigurojë kontroll në kohë reale dhe marrje të vendimeve në mënyrë të besueshme.

Fluturaket MAV mund të jenë të madhësisë së një pëllumbi

Fluturaket miniaturale nuk fluturojnë si aeroplanët, por si insektet dhe konstrukti i tyre i krahëve iu mundëson të vëzhgojnë dhe manovrojnë në hapësira të ngushta. Aktualisht ekzistojnë MAV fluturaket sipas shembullit të fluturës së natës dhe të pëllumbit, të pajisura me kamera për vëzhgim, por të dy tipat është i pranishëm edhe problemi i potencuar i shpenzimit të baterive në afat prej disa minutash.

Krahas krijimit të baterive më të forta, Aviacioni Luftarak i SHBA-së është duke punuar në teknologjinë e e cila do të mundësonte që fluturaket miniaturale të vjedhin rrymë nga rrjetet elektrike, ose nga burimet e tjera të energjisë- çka do t’u mundësonte që të funksionojnë me ditë dhe javë të tëra./telegrafi

 

[iframe width=”420″ height=”315″ src=”http://www.youtube.com/embed/hz2Nz2-J6fY” frameborder=”0″ allowfullscreen]
Artikulli paraprakDrejtësia e padrejtësia sociale
Artikulli vijuesDrejtësia e padrejtësia sociale