Gazetari Milaim Zeka edhe pse ka paralajmëruar dy javë më parë se ka dëshmi për rastin “Monstra”, ai akoma nuk ka publikuar asgjë rreth kësaj. Ai në një intervistë për TV Shenja ka deklaruar se posedon fotografi, se si janë sjellë trupat e pajetë të të rinjëve në vendin e ngjarjes. “Kam fotografi të makinës me ngjyrë të kuqe, që është bërë vrasja, kam informacion se si janë sjellë fëmijët e vrarë tek vendi i ngjarjes e që skanë qenë fare të vrarë aty”, deklaroi gazetari Milaim Zeka në emision Rruga e Re në Tv Shenja. Ai ka shtuar se të gjitha këto informacione dhe dëshmi gjithashtu i posedojnë edhe shërbimet intelegjente perëndimore, shërbimi intelegjent i Kosovës por edhe ai amerikan. Sipas Zekës, ndërkombëtarët e dijnë fort mirë se ky rast është montuar nga shërbimet e Gruevskit. “Këtë e them me bindje apsolute dhe për këtë jam i gatshëm të dëshmojë edhe para gjyqit”, kishte theksuar Zeka.