“Milionerët” ilegalë

0
234

Pothuajse nëpër çdo qytet të Kosovës i takon. Ata fillojnë punën e tyre nga orët e hershme të mëngjesit dhe mbarojnë diku në orët e vona të mbrëmjes. Për punën që bëjnë nuk i japin llogari askujt.

Nuk paguajnë taksa ndaj shtetit, e as nuk figurojnë të regjistruar askund si biznesmen, edhe pse nga paratë që mbajnë në duar duken “milioner”. Ata në mënyrë ilegale bëjnë këmbim të parave, nga të gjitha llojet e parave që ekzistojnë. Puna e tyre është këmbimi i parave.

Zyrtarë nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), thonë se vetëm ata që kanë të hapur agjencia apo subjekt këmbimorje mund të punojnë. Sipas tyre, personat që bëjnë këmbimin e valutave nëpër rrugë punojnë ilegalisht, dhe nuk figurojnë askund të regjistruar.

Edhe ekspertë të ekonomisë thonë se veprimtaria e tyre është ilegale, dhe sipas tyre kjo duhet të ndalohet. Kurse, zyrtarë nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) nuk kanë dashur të flasin për këtë çështje.

“Të gjithë ata që nuk posedojnë licence nga BQK-ja nuk konsiderohen si të regjistruar, pra veprojnë ilegalisht. Aktiviteti i këmbimit valutor është aktivitet financiar që mund të ushtrohet në Kosovë vetë nëse agjencia apo subjekti (këmbimorja në këtë rast) ka licencë të lëshuar nga BQK. Në të kundërt, pavarësisht a veprojnë në rrugë apo në zyrë (këmbimore) e që nuk kanë licencë konsiderohen si ilegalë.

Veprimtaria e këmbimoreve ( këmbimi valutor), ka thënë për “Lajm” Besnik Kada zyrtar për Marrëdhënie me Media dhe Komunikim në BQK. Ai më tutje ka treguar se në gjithë territorin e Kosovës veprojnë 31 zyra të këmbimit e që janë të regjistruara ( licencuara) në BQK.kohaislame