Ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë së bashku me disa nga homologët e tij evropianë kanë diskutuar përsëri në lidhje me krizën e refugjatëve.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi Frank Valter Shtainmaier, ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë, me homologët e tij maqedonas, serb dhe turk në një takim në Holandë ka diskutuar krizën e refugjatëve në Evropë.
Agjencia gjermane e lajmeve njoftoi se gjatë këtyre bisedimeve, Austria ka dhënë propozime të tjera në lidhje me krizën e refugjatëve në Evropë. Këto vende së bashku me Gjermaninë dhe Suedinë kanë pranuar numrin më të madh të refugjatëve në Evropë dhe ekziston mundësia që të dërgojnë trupa ushtarake në këto vende për të kontrolluar në mënyrë më të rreptë kufijtë.
Sebastian Kurz, ministri i punëve të jashtme të Austrisë, në lidhje me këtë çështjeje ka thënë se këto vende dhe vendet e rajonit të Ballkanit janë të gatshme për ta reduktuar numrin e pranimit të refugjatëve, por edhe ta ndalin tërësisht procesin e pranimit të refugjatëve.
Çështje tjetër që është diskutuar në këtë takim ishte edhe takimi i nëntorit të vitit të kaluara në lidhje me marrëveshjes mes BE dhe të Turqisë. Prandaj, Turqia zotohet që të vendosë kontroll më të madh në kufijtë e saj.