Ministri i arsimit Abdilaqim Ademi, që njëkohësisht është edhe Sekretar gjeneral i BDI-së është paraqitur si kërcënues i gazetarit të njohur antiqeveritar Muhamed Zeqiri, shkruan Fakte.
Sot në mëngjes gazetari Zeqiri në profilin e tij kishte shkruar për kërcënimet që po i vijnë nga BDI. Ndër të tjerash ai kishte shkruar: “Te nderuar miq dua publikishte ketu T’ju drejtohem dhe T’ua bej me dije se kercnimet ndaj meje dhe familjes time jane shtuar diteve te fundit. Qellimi eshte I qarte per te me shqetesuar dhe frigesur. Por ua bej me dije te gjithe atyre se nuk Ju frigohem e as shqetesohem.
Une do te vazhdoje te jem ai qe kam qene , po ai Muhamed qe me njihni. Une do te vazhdoje te ndaj me Ju qendrimet e mija publikishte mbi zhvillimet ne vend . Shume kujt mund ti mos I pelqejn por une nuk do te pushoj te flas dhe ta them ate qe mendoj. E di se partia shqiptare e ne pushtet BDI bashke me sahan-lepirsat e tyre jane te shqetesuar dhe kane humbur rrugen ne oborrin e tyre dhe e vetmja gje qe ju ka ngelur eshte kercnimi dhe frigesimi ndaj atyre qe nuk mendojn si ata.”
Para pak çastesh ministri Ademi u paraqit me shkrim në profilin e tij, si duket në rolin e kërcënuesit, duke e barazuar kërcënimin e tij me “lirinë e shprehjes”. Ai ka shkruar: “Kur kritikojnë pa bazë dhe shpifin e quajnë liri e shprehjes, kurse kur ua kthen me argumente e quajnë kërcënim.
Gazetarë facebooki!”
Ndryshe, ditët e kaluara funksionarë partiak dhe megafonë të tyre kanë bërë një kampanjë agresive fyese ndaj të gjithë gazetarëve dhe të therëve që kritikuan sjelljet infantile të partisë së Ahmetit. Kryetari i degës së BDI-së të gjithë oponentët i emëroi “Miq të djallit”, ndërsa anonimë të deridjeshëm në emër të analistit të pavarur duke qenë anëtarë të shtabit qëndror të BDI-së shkruajnë kolumna fyese si “Narcizmi idiot i Mukit” etj.
Ndërkohë janë hapur edhe një varg Faqe në Fejsbuk për të sulmuar mediune, gazetarë dhe qytetarë që kritikojnë pushtetin.
Partinë e Ahmetit për çdo ditë po e kap panik më i madh. Ku do të jetë fundi?!/FAKTE.Net
|