“Jam i tronditur nga sulmi terrorist në Turqi. Shpreh keqardhje për viktimat dhe familjet. Ne qëndrojmë krah Stambollit dhe qytetarëve të tij kundër terrorizmit”- u shpreh Bushati
TIRANË (AA) – Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka dënuar sulmin terrorist në Stamboll, që shkaktoi 4 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
“Jam i tronditur nga sulmi terrorist në Turqi. Shpreh keqardhje për viktimat dhe familjet. Ne qëndrojmë krah Stambollit dhe qytetarëve të tij kundër terrorizmit”, u shpreh Bushati në një postim në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Twitter.
Ndërkohë sulmi terrorist në Stamboll ka ndodhur gjatë ditës së sotme. Ministri i Shëndetësisë të Turqisë, Mehmet Müezzinoğlu, në lidhje me sulmin në Beyoğlu të Stambollit, u shpreh se kanë humbur jetën 4 qytetarë dhe janë plagosur 36 të tjerë.