Trump: Nëse s’fitoj s’e mbështes asnjë kandidat tjetër për president

Kandidati republikan për president të ShBA-ve, Donald Trump, ka heq dorë nga premtimi i tij për të mbështetur kandidatin e partisë së tij, në rast se ai nuk e fiton kanditaturën për zgjedhjet e nëntorit.

Rivalët e Trump, Ted Cruz dhe John Kasich, kanë refuzuar që të shprehen në rast se do ta përkrahnin kandidatin e partisë së tyre nëse ata nuk do të zgjedheshin, transmeton Klan Kosova.

Në nëntorin e vitit të kaluar të gjithë kandidatët republikan për president të ShBA-ve, kishin nënshkruar një zotim besnikërie për partinë.

Kjo është shenja e fundit nga fërkimi në mes të Trump dhe Cruz, pasi që të dy në mosmarrëveshjet e tyre kishin përfshirë edhe gratë.

Një komitet që mbështet Cruz kishte publikuar një fotografi të vitit 2000 ku shihet gruaja e Trump, Melania, tërësisht e zhveshur. Si shenjë hakmarrje, Trump kishte postuar një fotografi duke satirizuar me pamjen e gruas së Cruz.

Kur u pyet Trump për këtë gjest të tij ai tha: “E po Cruz e filloi”.

Artikulli paraprakMarrëzia e fundit e Trump: myslimanët vranë Jezusin
Artikulli vijuesTurqia vazhdon mbështetjen për sistemin gjyqësor në Kosovë