Ministri i Brendshëm gjerman dënon sulmin ndaj xhamisë në Dresden

Ministri gjerman i Punëve të Brendshme, Thomas de Maiziere ashpër e dënoi sulmin me bombë të cilin disa sulmues të panjohur e kryen ndaj një xhamie në Dresden, në mbrëmjen mes të hënës dhe të martës, raporton Anadolu Agency (AA).

Sulmues të panjohur hodhën dy mjete shpërthyese të punuara në dorë ndaj xhamisë Fatih dhe Qendrës Ndërkombëtare të Kongresit në qytetin gjerman Dresden.

“Nuk dëshirojmë gjëra të tilla të ndodhin në vendin tonë. Gjëja e vetme e mirë është se gjatë sulmit nuk ka pësuar askush”, tha ministri gjerman Maiziere gjatë adresimit në konferencën islame.

Artikulli paraprakKE publikon raportin vlerësues për zbatimin e marreveshjes BE-Turqi
Artikulli vijuesJa çfarë i pati bërë Erdogani Peresit (VIDEO)