Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, thotë se shumë shpejt do t’i takojë përfaqësuesit e Listës Serbe, që të gjendet formula që kjo parti politike ta pranojë formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.
Ani pse nuk deshi që të japë ndonjë datë kur Kosova do ta ketë Ushtrinë, ai i komentoi deklaratat e kryeministrit Ramush Haradinaj se një gjë e tillë do të ndodhë deri në marsin e vitit të ardhshëm, raporton televizioni publik.
Berisha foli për buxhetin, duke thënë se Forcat e Armatosura pritet që të kenë rritje vjetore prej pesë milionë eurove.
Se Kosova do ketë Ushtrinë e saj në mars e kishte thënë edhe zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli.
Ndërsa, skeptikë janë njohës të sigurisë në vend. Sipas tyre problematika, me Listën Serbe nuk mund të tejkalohet lehtë.