Samsung dhe LG, asnjëherë nuk e kemi zvogëluar performancën e telefonëve

Menjëherë pasi Apple kërkoi publikisht falje për fshehjen e ngadalësimit të iPhone me bateri të vjetra, Samsung dhe LG thanë se nuk aplikojnë një praktikë të tillë me telefonët e tyre.

Të dy kompanisë përmes një e-mail-i dërguar PhoneArena, thanë se nuk ngadalësonin procesorët e telefonëve të tyre ndërsa bateria vjetrohej.

“Asnjëherë nuk e kemi bërë dhe asnjëherë s’kemi për ta bërë,” shprehej LG.

“Ne nuk reduktojmë performancën e procesorëve përmes përditësimeve të softuerit,” thoshte Samsung.

Deklaratat e Samsung dhe LG vinë një ditë pasi komenteve të HTC dhe Motorola se nuk reduktonin performancën e telefonëve të tyre.

Ato tregojnë se praktikat e Apple nuk janë normale për industrinë. Pasi u publikuan matje të bëra me iPhone e Apple, kompania pranoi dje ngadalësimin e qëllimtë të iPhone.

Reduktimi i performancës duhej të parandalonte fikjen e papritur të telefonëve ndërsa vjetroheshin. /PCWorld

Artikulli paraprakMinistri i FSK-së, synon ta bindë Listën Srpska për ta votuar Ushtrinë
Artikulli vijuesSkenarët e Qeverisë për blerjen e rrymës