Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Ismet Jilmaz, u takua me imamin dr.Shefqet Krasniqi

Dje ka mbërritur në Kosovë për një vizitë zyrtare Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Ismet Jilmaz, i cili u prit me nderimet më të larta ushtarake.
Në mesin e takimeve të tij sipas protokolit, ku fillimisht u takua me ministrin e FSK-së Agim Çeku, pastaj takimet bilaterale mes dy delegacioneve, e më pas edhe takimi me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ai u takua edhe me imamin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë, dr. Shefqet Krasniqi.

Minsitri turk i Mbrojtes e fali namazin e xhumasë në këtë xhami, dhe pas namazit u takua me imamin dr. Shefqet Krasniqi.

Në këtë takim imami e informoi ministrin për gjendjen e cila mbretëron në Kosovë dhe nevojat e popullit tonë. Me këtë rast u shpreh edhe fryma e bashkëpunimit të mirë e të ndërsjellë në mes të të dy popujve dhe vendeve.

Ministri turk i dha një dhuratë dhe i ndau një mirënjohje imamit për angazhimet e tij dhe për punën e tij të paloshdhme.

Ndërsa imami dr. Shefqet Krasniqi e falënderoi ministrin për kontributin e Turqisë për Kosovën dhe popullin shqiptar./Infoislame.com

Artikulli paraprakIran: Hedhet poshtë involvimi në sulmin në Bullgari
Artikulli vijuesFSK-ja ushtri, nuk e ka pëlqimin e NATO-s