Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj falënderon Turqinë për mbështetje

1 Min Read

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj,është takuar me ambasadoren e Turqisë, Kivilim Kiliç.

Në këtë takim, u bisedua lidhur me aktivitetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Me këtë rast, shefi i këtij dikasteri qeveritar falënderoi Turqinë për përkrahjen e vazhdueshme që jep në avancimin e mëtejmë të institucioneve të Kosovës.

Në anën tjetër, ambasadorja turke, Kiliç theksoi se Turqia do të vazhdojë dhe më tej të jetë përkrahëse e Republikës së Kosovës.

TAGGED:
Share This Article