Ministri i punëve të jashtme të Francës deklaroi se nëse do të dështojnë negociatat për paqe mes palestinezëve dhe izraelitëve, Parisi do ta njohë zyrtarisht vendin e pavarur të Palestinës.
Agjencia Reuters e lajmeve njoftoi se Laurent Fabius, ministri i punëve të jashtme të Francës, të premten deklaroi se ky vend si një prej anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB, ka për detyrë që të mos lejojë të shkatërrohet alternativa e formimit të dy vendeve për t’i dhënë fund konfliktit mes Palestinës dhe Izraelit.
Ministri i jashtëm francez deklaroi se nëse do të dështojnë negociatat për paqe, atëherë Parisi zyrtar do ta njohë zyrtarisht Palestinën.
Këto deklarata të ministrit të punëve të jashtme të Francës janë bërë në kohën kur negociatat për paqe mes palestinezëve dhe regjimit sionist janë ndërprerë dy vite më parë për shkak të insistimit të regjimit sionist për zgjerimin e kolonive sionist në territoret e pushtuara palestineze.