OKB: Arrihet pajtueshmëri për propozim rezolutën për Sirinë

Pesë vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kanë arritur pajtueshmëri për propozim rezolutën, që synon eliminimin e armatimit kimik të Sirisë.

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kishin mospajtime të mëdha lidhur me atë se si ta arrijnë këtë eliminim dhe kjo i kishte zvarritur negociatat.

Sipas agjencive të lajmeve, propozimi nuk përfshinë ndonjë veprim direkt për sanksione ose aksion ushtarak, nëse Damasku dështon të bashkëpunoj me marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Uashingtoni dhe Moska, për ta vënë nën kontroll ndërkombëtar armatimin kimik të Sirisë, transmeton Rel.

Një aksion i tillë raportohet se do të kërkonte një tjetër rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Votimi për këtë propozim rezolutë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara pritet të bëhet sot më vonë gjatë ditës. /rel/kohaislame

Artikulli paraprakKuvajti dhurom 2 miliardë dollarë ndihma për grusht shtetin e dhunshëm të Egjiptit
Artikulli vijuesZona e Biznesit Të Familjes së Shaip Mujës kundërshton Xhaminë