Ministri i ri izraelit i Punëve të Brendshme me përvojë dyvjeçare në burg

Deri e trashëgon Silvan Shalom, i cili muajin e kaluar dha dorëheqje në funksionin e ministrit të Punëve të Brendshme për shkak të akuzave për maltretim seksual.

Deri (56) ishte ministër i Punëve të Brendshme të Izraelit nga viti 1988 deri në vitin 1993. Në vitin 2000 ai u dënua në tre vite burg për shkak të marrjes së ryshfetit, mashtrimeve dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare, por pas pothuaj dy viteve u lira, për shkak të sjelljes shembullore.

Në Izrael, në kompetencë të Ministrisë së Punëve të Brendshme janë administrata dhe vetëqeverisja lokale, ndërsa policia është pjesë nga Ministria për Siguri të Brendshme.

Artikulli paraprakAs dimri nuk ndal refugjatët nga rruga e shpresës
Artikulli vijuesSiri: Numri i të vrarëve nga sulmet ruse arriti në 81 vetë