Ministri i Tregtisë dhe Industrisë viziton fabrikën që u shkatërrua nga zjarri

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani të hënën ka vizituar fabrikën e peletit “Euro Maks shpk” e cila ditë më parë si pasojë e një zjarri është shkatërruar plotësisht.

Ministri Hasani gjatë kësaj vizite ka thënë se qëllimi i tij kryesor është mbështetja e prodhuesve vendor dhe në këtë kuadër ka premtuar mbështetjen e Qeverisë së Kosovës për këtë fabrikë.Ai ka shprehur keqardhje për dëmin që u është shkaktuar dhe ka shtuar se duke i shfrytëzuar mundësitë ligjore do ta ndihmojnë edhe financiarisht rimëkëmbjen e këtij biznesi.

” Shprehim keqardhje që ka ndodhur kjo fatkeqësi. Prej fillimit të mandatit ne jemi zotuar se do t’i përkrahim prodhuesit vendor.

Jemi këtu sot për ta parë gjendjen. Do t’i shohim të gjitha mundësitë që të tu ndihmojmë.”, ka thënë ministri Hasani.Ndërsa njëri prej bashkëpronarëve, Blerim Muriqi duke e falënderuar ministrin për vizitën ka thënë se presin një ndihmë nga Qeveria.Sipas tij, vet ardhja e ministrit tregon se ekziston gatishmëria e MTI-së për t’i ndihmuar.“Falënderoj ministrin për vizitën.

Ne presim që qeveria dhe ministria të na e japin një ndihmë sado që e kanë kapacitetin e vet, sepse ne i dimë edhe mundësitë që janë të limituara.

Ardhja e ministrit është një dëshmi që po shihen mundësit që biznesi do të trajtohet në nivel të përgjegjësisë”, është shprehur Muriqi.

 

 

 

Artikulli paraprakPostës së Kosovës i shteren paratë
Artikulli vijuesFotografi e rrallë, UÇK-ja në kohë lufte duke falë namaz