Ministri serb propozon shkëputjen e lidhjeve me Gjykatën e Hagës

Ministri i Drejtësisë i Serbisë Nikola Selakoviç bëri thirrje për pezullimin e bashkëpunimit me Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë. Sipas fjalëve të tij, ky veprim do të ishte një përgjigje e drejtë ndaj shpalljeve të pafajshëm së fundmi të një sërë kroatëve dhe shqiptarëve të akuzuar për kryerje të krimeve të luftës kundër popullsisë serbe.

“Qeveria e Serbisë duhet të rishqyrtojë mundësinë e bashkëpunimit të mëtejshëm me Gjykatën, e cila lë të lirë kriminelët” – theksoi Kreu i Ministrisë së Drejtësisë. Beogradi filloi kërkimin e instrumenteve ligjore për mbrojtjen e interesave të veta, shtoi ai.

Artikulli paraprakErdogan: Interesimi ynë me Sirinë, Palestinën është detyrim human
Artikulli vijuesPolicia e Kosovës përzuri investitorin nga Dubai