Ministri turk i Shkencës: Muslimanët e zbuluan se toka është e rrumbullakët

Ministri tuk i shkencës, industrisë dhe teknologjisë ka treguar faktin se një grup i shkencëtarëve muslimanë zbuluan se Toka është një sferë.

Duka folur para biznesmenëve në krahinën qendrore Konya, ministri Fikri Ishik ka theksuar kontributin e botës islame në shkencë gjatë historisë: “Rreth 700 – 800 vite para Galileut, 71 shkencëtarë muslimanë të udhëhequr nga El-Havarizmi dhe me urdhër të halifes El-Me’mun zbuluan se toka është e rrumbullakët.

Derisa Evropa ishte në një errësirë të thellë, shkencëtarët muslimanë erdhën deri te një zbulim që pasqyronte të ardhmen e botës, tha ai. Ishik shtoi se një kopje e dokumentit origjinal momentalisht gjendet në Muzeun e shkencës dhe teknologjisë islame në Stamboll.

Në vitin 830, halifja El-Me’mun urdhëroi një grup të astronomëve dhe gjeografëve muslimanë të masin largësinë prej Tadmurit (Palmirës) deri në Rakka (Siri). Ata llogaritën perimetrin e Tokës, duke arritur te numrat që janë të përafërt me vlerat aktuale moderne.

Burimi: Islambosna.ba

(Islampress)

Artikulli paraprakCoptimi i Shqipërisë në Londër, pas pavarsisë së Shqipërisë
Artikulli vijuesAnnemarie Schimmel: Në Islam shumë ish-skllevër u bënë udhëheqës