Ministri e Diasporës po kërkon t’i punësojë 200 punëtorë sezonalë që do të me projektin për Hartimin dhe Përditësimin e Regjistrit të Diasporës dhe Mërgatës. Paga do të jetë 407 euro në muaj.
Ky është njoftimi i Ministrisë.
Republika e Kosovës
Republika Kosova – Republic of Kosovo
Qeveria – Vlada – Government
Ministria e Diasporës – Ministarstvo za Dijasporu – Ministry of Diaspora
Bazuar në nenin 12, paragrafi 4 të Ligjit Nr. 03/ L -149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Ligjin Nr. 04/L-077 Për Marrëdhëniet e Detyrimeve, Nenin 4 paragrafi 1.7 të Ligjit Nr. 04/L – 095 për Diasporën dhe Mërgatën, nenin 13 paragrafi 1.2 dhe Nenin 23 paragrafi 1 të Rregullores (QRK) Nr. 32/2013 për hartimin e regjistrit të mërgimtarëve, shoqatave dhe formave tjera të organizimit të tyre, Ministria e Diasporës bën:
Shpallje të Konkursit Publik
për Marrëveshje për Shërbime të Veçanta
Emri i Institucionit: Ministria e Diasporës – Projekti për Hartimin dhe Përditësimin
e Regjistrit të Diasporës dhe Mërgatës
Njësia Organizative: Departamenti për Qendrat Kulturore në Diasporë
Divizioni për Hartimin dhe Përditësimin e Regjistrit të
Diasporës dhe Mërgatës (HPRDM)
Titulli i punës: Zyrtar Regjistrues për Hartimin dhe Përditësimin
e Regjistrit të Diasporës dhe Mërgatës
Numri i referencës: MeD/01/2016 /M.SH.V
Tarifa e shërbimit: 407 €
Raporton te: Udhëheqësi i Divizionit për Hartimin dhe Përditësimin
e Regjistrit të Diasporës dhe Mërgatës
Lloji i kontratës: Marrëveshje për Shërbime të Veçanta – (MSHV)
Kohëzgjatja e kontratës: 2 muaj (me mundesi vazhdimi edhe 3 muaj)
Orari i punës: I plotë
Numri i ekzekutuesve: 200
Nr.r. Vendi: Numri i ekzekutuesve:
1 Aeroport 12
2 Deçan 5
3 Dragash 2
LEXO EDHEAbrashi: Java e investimeve gjermane dhe e punësimit
4 Drenas 4
5 Ferizaj 9
6 Fushë Kosovë 5
7 Gjakovë 8
8 Gjilan 9
9 Hani i Elezit 2
10 Istog 4
11 Junik 2
12 Kaçanik 4
13 Kamenicë 7 14 Klinë 5
15 Lipjan 5
16 Malishevë 3
17 Mamushë 1
18 Mitrovicë 9
19 Novoberdë 1
20 Obiliq 8
21 Pejë 9
22 Podujevë 5
23 Prishtinë 31
24 Prizren 9
25 Rahovec 5
26 Shtime 5
27 Skenderaj 5
28 Suharekë 8
29 Viti 6
30 Vushtrri 8
31 Graçanicë 1
32 Mitrovicë e V 1
33 Shtërpce 2
Detyrat dhe përgjegjësitë:
– Është përgjegjës për përgatitjen, shpërndarjen, plotësimin e formularëve dhe sensibilizimin për Hartimin dhe Përditësimin e Regjistrit të Diasporës dhe Mërgatës në komunën ose vendin e caktuar të tij të punës;
– Plotëson formularët në formë fizike dhe elektronike (aplikacion online) në vendin e caktuar të punës;
– Merr informacione shtesë për numrin dhe shpërndarjen e popullsisë së Diasporës dhe Mërgatës për komunën e caktuar.
– Bashkëpunon ngushtë me zyrtarët komunal lidhur me sigurimin e të dhënave;
– Shpërndanë materiale që lidhen me punën e MeD-së;
– Kryen dhe detyra shtesë të deleguara nga Udhëheqësi i Divizionit që kanë të bëjnë me Hartimin dhe Përditësimin e Regjistrit të Diasporës dhe Mërgatës;
– Për punën e tij i përgjigjet Udhëheqësit të Divizionit.
Shkathtësitë e kërkuara: (Kualifikimet, përvojat si dhe aftësitë dhe shkathtësitë tjera që kërkohen për ketë vend të punës)
– Shkolla e mesme, i/e preferuar fakulteti;
– Të jetë i aftë të përballojë dhe të organizojë punën;
– Njohja e mirë e MS-Office dhe Internetit;
– Njohja e gjuhës Angleze e dëshiruar;
– Aftësi në punë nën presion, punë ekipore dhe fleksibilitet në punë;
Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs:
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë Qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, janë në posedim të të drejtave civile dhe politike, kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave dhe të cilët kanë aftësitë fizike që kërkohen për pozitën përkatëse.
Aktet ligjore dhe nënligjore që e rregullojnë rekrutimin:
Përzgjedhja bëhet në pajtim me nenin 12 paragrafi 4 të Ligjit Nr. 03/L-149 të Shërbimit Civil të Republikës së Kosovës, Ligjin Nr. 04/L-077 Për Marrëdhëniet e Detyrimeve, nenin 13 paragrafi 1.2 dhe Nenin 23 paragrafi 1 të Rregullores (QRK) Nr. 32/2013 për hartimin e regjistrit të mërgimtarëve, shoqatave dhe formave tjera të organizimit të tyre. Në këtë konkurs zbatohet një procedurë e thjeshtësuar e rekrutimit.
Procedurat e konkurrimit:
Procedura e konkurrimit është e hapur për kandidatët e jashtëm, si dhe për nëpunës civilë ekzistues.
Paraqitja e kërkesave:
– Marrja dhe dorëzimi i aplikacioneve: Rr.“Zenel Salihu”, objekti i ish-Gjykatës Themelore të Prishtinës, kati përdhesë, zyra nr. 008, Divizioni për Burime Njerëzore – Ministria e Diasporës, ose mund të shkarkohen në ueb-faqen http://med.rks-gov.net/Faqe.as… . Për informata më të hollësishme mund ta kontaktoni në Tel. 038 200 17 024, prej orës 8:00 – 16:00.
– Konkursi mbetet i hapur 5 ditë kalendarike, nga dita e publikimit, që nga data: 22. 6. 2016 deri më: 26. 6. 2016, që konsiderohet dita e fundit e mbylljes së konkursit.
– Aplikacionet pranohen edhe gjatë vikendit.
– Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda 2 ditësh; aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.
– Aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit për kualifikimin, përvojën dhe dokumentacionet e tjera të nevojshme që kërkon vendi i punës, për të cilin konkurrohet.
– Aplikacionet e dorëzuara nuk kthehen!
– Në aplikacion duhet shënuar vendi i punës ku aplikon aplikuesi.
– Datat e mbajtjes së intervistave për kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e parapara me këtë konkurs, do të publikohen vetëm në ueb faqen zyrtare të Ministrisë së Diasporës
Ministria e Diasporës mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore, nga të gjitha komunitetet.