Petar Miletic, Këshilltar i Ministrit të Jashtëm

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga pakica serbe, Petar Miletic është emëruar Këshilltar i Ministrit të Punëve të Jashtme. Ish-anëtari i SLS’së do ta këshillojë Hoxhajn për çështje rajonale që kanë të bëjnë me serbët dhe Serbinë.

Petar Miletiq, njihet për qëndrimin e tij shumë pro Kosovës dhe pavarësisë.

Ai ka qenë dy herë deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e SLS, ndërsa në vitin 2013 ishte plagosur në veri të Kosovës.

“Hoxhaj javën që shkoi e ka marrë vendimin për emërimin e Miletiqit si këshilltar të tij. Ai do ta këshillojë ministrin për çështjet rajonale, në raport me Serbinë dhe serbët e Kosovës” i ka thënë burimi Express-it.

Vetë Miletiq, i kishte akuzuar strukturat paralele serbe për sulmin ndaj tij për shkak të bindjeve të qarta politike pro shtetit të Kosovës.

Artikulli paraprakMinistria e Diasporës kërkon 200 punëtorë, paga 407 euro
Artikulli vijues“Politika evropiane doemos duhet të flasë kundër islamofobisë”