Humb jetën në aksident trafiku, pjesëtari i FSK-së, Kapiten Sahit Goxhuli

Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se në aksin rrugor Skenderaj-Drenas, në fshatin Polluzhë, rreth orës 07. 00 në një aksident komunikacioni, ka humbur jetën pjesëtari i FSK-së, Kapiten Sahit Goxhuli nga fshati Makerrmal, komuna e Skënderajt.

Ja njoftimi i plotë:

Njoftojmë të gjithë pjesëtarët e FSK-së, se sot në aksin rrugor Skenderaj-Drenas, në fshatin Polluzhë, rreth orës 07. 00 në një aksident komunikacioni, ka humbur jetën pjesëtari i FSK-së, Kapiten Sahit Goxhuli nga fshati Makerrmal, komuna e Skënderajt, i cili ishte i sistemuar në Batalionin e Dytë të Brigadës së Mbështetjes Operacionle në Istog.

Me këtë rast, Ministri Haki Demolli dhe komandantit i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama i shprehim ngushëllimet më të thella familjes Goxhulisi dhe të gjithë pjesëtarëve të FSK-së, për humbjen e hershme të jetës së Kapiten Goxhulit, kur ky, më së shumti i duhej familjes, FSK-së dhe Kosovës.

Kapiten Sahit Goxhuliu u lind më 24.02.1977 në fshatin Makerrmal, komuna Skënderaj.

Sahiti si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës veproi në Brigadën 113 Mujë Krasniqi të Zonës Operative të Drenicës.

Pas transformimit të UÇK-së, inkuadrohet në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK) gjegjësisht në Gardën e Kosovës.

Në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) Sahiti shërbeu në Batalionin e Dytë të Brigadën për Reagim të Shpejtë në Istog, i cili si pjesëtarë i FSK-së, ka dhënë një kontribut të çmuar në ngritjen dhe profesionalizimin e saj.

Kapiten Sahit Goxhuli pas vetës ka lënë gruan dhe dy fëmijë; vajzën 11 vjeçe dhe djalin 9 vjeç.

Për kohën e varrimit do t’ju njoftojmë më vonë.

Artikulli paraprakMinistria ia dorëzon BIK-ut kompetencën për t’i regjistruar të vdekurit
Artikulli vijuesNë 2017 fillon implementimi i Ligjit për Sigurime Shëndetësore