Ministritë kërkojnë shuarjen e zyrave për media

Ristrukturimi i funksionimit të brendshëm të dikastereve qeveritare ka gjasë që t’i lërë shumicën e ministrive pa zyrat për media. Diskutimet për riorganizimin e brendshëm kanë sjellë propozimin e 12 ministrive që zyrat për media të shuhen dhe komunikimi të kaloj si pjesë e administratës.

Drejtori Zyrës për Media në Ministrinë e Administratës Publike, Zeqir Bekolli është një nga kundërshtuesit e këtyre propozimeve. Ai thotë se ato jo vetëm që nuk përbëjnë reformë, por shkelin të drejtën e qytave për informim.
“Kategoria që mendon që informimi të futet në kuadër të administratës dhe të futet bashkë me shoferë dhe depoistë kanë për qëllim ngufatjen e transparencës dhe njëfarë mënyrë të ngulfatet reforma”, ka thënë Bekolli për Radio Kosovën.
Mbetjen e zyrave për media si departamente të veçanta të dikastereve institucionale po e kërkon edhe Zyra e Kryeministrit. Besim Kajtazi, shef i Zyrës ligjore në Kryeministri ka thënë se komunikimi duhet të vazhdoj siç ka qenë dhe nuk bën të ketë laramani, raporton rtk.
“Është ligji për organizmin e administratës shtetërore i cili thotë se duhet të bashkohen të gjitha shërbimet e përgjithshme. Kjo në fakt është keqkuptuar sa i përket komunikimit. Është dashur të ndërhyjmë edhe në sepse kanë menduar se janë shërbime të
përgjithshme”, ka thënë Kajtazi për Radio Kosovën
Reforma e administratës publike është një nga kushtet që duhet të plotësojnë institucionet e vendit si pjesë e procesit për nisjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit./Ind/kohaislame

Artikulli paraprakRozmarina përmirëson kujtesën
Artikulli vijuesA do të ketë Google Nexus Tablet me çmim 99 $