Ministrja e brendëshme austriake, ‘’Zona Shengen e rezikuar’’

Liria e lëvizjes në zonën Shengen dhe pa kontrollë është seriozisht në rezik, kështu ka vlerësuar dje ministrja e brendëshmë austriake, Johana Mikl-Leitner, njofton Zhurnal.

Johanna Mikl-Leitner pas takimit të ministrave të brendëshëm të BE-së në Amsterdam ka thënë se të gjithë janë të vetëdijëshëm se zona Shengen është para kolapsi dhe duhet në mënyrë urgjente të ndryshohen gjërat.

‘’Zona Shengen është shumë e rezikuar dhe ekziston mundësia që ajo të bie, e në vijë janë shumë masa nacionale që duhet ndërmarë vendet anëtare ashtu sic bën Austria’’, ka thënë ajo.

Ajo ka shtuar se vendet anëtare të zonës Shengen potencuar për Greqinë duhet në mënyrë urgjente të merr masa dhe të reagojë sepse nëse nuk vepron një numër i madh i vendeve të BE-së do të marin masa nacionale dhe do ndjekin shembullin e Austrisë e cila vendosi kufizime në kufi.

Artikulli paraprakMe mijëra refugjat do ta bllokojnë Maqedoninë!
Artikulli vijuesVdes azilkërkuesi pakistanez