Miratohet Xhamia moderne në Kopenhagen, Danimarkë

Komuna e Kopenhagës ka miratuar planet për ndërtimin e një xhamie të re, që do të projektohet nga një arkitekt i njohur danez, duke i ofruar komunitetit musliman një xhami me pamje moderne për vend- adhurimi.
 
Me propozimin e projektuar nga firma Henning Larsen Architects, xhamia do të bëhet më e pranueshme në qytet, ndërsa një nga rrethet pakëz të harruar të Kopenhagenit do të fitoi një margaritar të ri arkitektonik, tha për Copenhagen Post  të martën, më 17 mars 2015, Morten Kabell, zëvendës kryebashkiaku i qytetit për çështje teknike dhe mjedisore.
 
Propozuar nga Grupi Musliman, Islamisk Trossamfund, xhamia e re do të zëvendësojë xhaminë e tanishme të vendosur në cep të Dortheavej dhe Tomsgårdsvej në rrethin Nordvest të qytetit.
 
Sipas kërkesës, ajo do të jetë e dizajnuar nga firma e njohur Henning Larsen Architects.  
 
 
Një propozim i planifikimit lokal pritet të jetë gati në muajin gusht, pas të cilit do të dërgohet në një seancë dëgjimore përpara se të dërgohet tek përfaqësuesit e qytetarëve, që pritet të zhvillohet në muajin shkurt, 2016.
 
Kjo ju tregon brezit të ri se ata janë të mirëpritur këtu, ndërsa ende respektohen nga gjeneratën e vjetër, tha Imran Shah, një zëdhënës për Islamisk Trossamfund, për TV2. 
 
Ka kaq shumë sinjale dashurie në këtë projekt.
 
Islami është feja e dytë më e madhe e Danimarkës pas Kishës Protestante Luterane, e cila pasohet në mënyrë aktive nga katër të pestat e popullsisë së vendit.
 
Danimarka është vendi i një pakice muslimane prej 200.000 banorësh,  apo tre përqind e popullsisë prej  5,4 milion banorëve të Danimarkës. 
Artikulli paraprakJemeni kërkon ndërhyrje ushtarake nga shtetet e Gjirit Arab
Artikulli vijuesVetitë antibakteriale që ka piperi i zi