Molliqaj: Albin Kurti dyshonte se Glauk Konjufca ishte njëri i britanikëve dhe donte ta ndante VV-në

0
212

Ish-sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka akuzuar kreun e kësaj partie Albin Kurti, se ka pasur dyshime mbi nënkryetarin e këtij subjekti politik Glauk Konjufca, se ka pasur për qëllim ndarjen e VV-së.

Këto akuza, Molliqaj i ka bërë në emisionin “Rubikon” të KTV-së përballë Konjufcës.“Ka ardhë Albini dhe ka thënë se e ka një informatë se ambasada Britanike po don ta çajë Vetëvendosjen përmes Glauk Konjufcën”, tha Molliqaj.

Pas kësaj akuze, fjalën e ka marrë Konjufca i cili u shpreh i painformuar lidhur me këtë çështje.“Jo nuk me ka thënë kurrë Albin Kurti se kam diçka të përbashkët me britanikët”, u shpreh Konjufca.

Çarjet në Vetëvendosje, filluan me publikimin e një bisede virtuale ndërmjet zyrtarëve të këtij subjekti politik, ku në një rast është ofenduar edhe lideri i VV-së Albin Kurti.