“Monstra”, faktet askund

Hetimet rreth aksionit “Monstër”, për vrasjen e pesë maqedonasve në liqenin e Hekuranës në fshatin Smilkovc të Shkupit, tashmë dy muaj nuk kanë zbardhur ende fakte për lidhshmërinë e drejtpërdrejtë të të akuzuarve.

Këtë e bën të ditur avokati mbrojtës Naser Raufi, duke shtuar se në mungesë të provave për veprën terrorizëm për të cilën ngarkohen të akuzuarit, gjyqi më 29 qershor të këtij viti ka marrë vendim për shtyrjen e paraburgimit edhe për 30 ditë, për Agim Ismailovicin, Fejzi Aziri dhe Rami Sejdiu, të cilët ndodhen në paraburgim në burgun e Manastirit, gjersa të akuzuarit për të njëjtën vepër, Afrim Ismailovic dhe Halil Demiri gjenden në arrati.

“Ende nuk është e qartë dinamika me të cilën do të ftohemi mbrojtësit dhe prokurorët për dëshmitë eventuale. Por, më duhet të theksoj se të akuzuarit nuk kanë kurrfarë lidhje me veprën terrorizëm, me të cilën akuzohen 6 personat, katër të arrestuar dhe dy në arrati. Ata dënohen me procedurë të rregullt dhe jo me atë të krimit të organizua.
E vetmja gjë që i lidh me rastin këta persona është se u arrestuan në po të njëjtën ditë, dhe nuk kanë lidhje me krimin. Ndërkohë, për krimin për të cilin u zhvillua operacioni Monstër, akoma nuk është prezantuar asnjë dëshmi”, tha avokati mbrojtës Naser Raufi për REL.

Madje, ekspertët juridikë vlerësojnë se pas gjithë këtyre prejudikimeve të pushtetarëve është shumë vështirë që rasti “Monstër” të marrë një epilog real dhe objektiv.

“Në aspektin formal juridik, kërkesa e organeve të hetuesisë për shtimin e aftit të paraburgimit edhe për 30 ditë të tjera është në përputhje me ligjin, që parasheh se paraburgimi mund të zgjatë 180 por në aspektin faktik kjo tregon se organet kompetente prokuroria dhe gjykata ende nuk i kanë të gjitha argumentet bindëse se procesi që tanimë zhvillohet ndaj të pandehurve disponon me dëshmi bindëse.

Kjo dhe i hap rrugë dyshimit në opinion se i gjithë operacioni për të gjetur fajtorët e vrasjes së pesëfishtë është një operacion i montuar sesa vrasësit e vërtetë të nxirren para drejtësisë”, shprehet Mersim Maksuti, ekspert juridik. /Telegrafi/kohaislame

Artikulli paraprak7 gabimet më të mëdha që mund t’i bëni me lëkurën e fytyrës
Artikulli vijuesBien “Badovci” e “Batllava”, uji i pijes keqpërdoret