Të nderuar protestues dhe protestuese
Peticioni kundër rastit “Monstra” ndajë qeverisë federale të Zvicrës është shqyrtuar nga Ministria e Jashtme e Konfederatës Zvicërane dhe në përgjigjen zyrtare të Ministrisë, ministri Didier Burkhalter ka theksuar se peticioni është marrë në konsiderim, se Zvicra në shkallë politike angazhohet për të drejtat dhe detyrat e qytetarëve dhe posaçërisht për të drejtat e komuniteteve minoritare. Berna zyrtare ka nënvizuar qëndrimin se shteti zvicëran nuk ka marrë pjesë në financimin e projektit “Skopje 2014”, dhe nuk do të merrë edhe në të ardhmen pjesë në projekte të tilla. Ministri zotohet për një angazhim të vazhdueshëm për ta përmirësuar gjëndjen politike dhe për ta avansuar demokracinë në Maqedoni. Ministri, përgjigjes i ka bashkangjitur raportin e këshillit për të drejtat e njeriut të Kombeve të Bashkuara, ku gjatë sesioneve të këtij këshilli diplomacia e Zvicrës në katër rekomandime për 2014 nga institucionet dhe qeveria maqedonase kërkon:
Rekomandim 101.6: Ndaloni gjitha keqtrajtimet, veçanërisht në burgje dhe përmirësoni kushtet e paraburgimit, duke respektuar detyrimet sipas konventës kundër torturës, trajtimit çnjerëzor dhe protokollit të tij opsional.
Rekomandim 101.36: Menjëherë shtoni përpjekjet për të eliminuar të gjitha format e diskriminimit në bazë të përkatësisë etnike, fesë, gjinisë dhe orientimit seksual.
Rekomandim 101.62: Siguroni të ketë një respektim të strikt të ndarjes së pushteteve dhe ligjet të mos zbatohen në mënyrë selektive.
Rekomandim 101.84: Të sigurohet që legjislacioni i ri në lidhje me mediat të aplikohet në mënyrë të tillë që pavarësia dhe pluralizmi i medias nuk është i dëmtuar. Pasiqë ministri në përgjigjen e tij sqaron se mandati i OSBEsë nuk lejon një hetim të njëanshëm, çështjen do t’ia mbartim edhe Komisionit për Politikë të Jashtme të Zvicrës, për ta analizuar përgjigjen e ministrisë. Ne si këshill që luftojmë për drejtësi jo vetëm për të burgosurit të rastit “Monstra”, por dhe për krejt të burgosurit të dënuar padrejtësisht, e faleminderojmë Konfederatën Zvicerane dhe përfaqësuesin e sajë z. Didier Burkhalter për angazhimin e tij rreth çështjes sonë. Njëkohësisht kërkojmë nga Zvicra, por dhe nga çdo shtet demokratik, që të angazhohen me një përqëndrim ende më të madh për të arritur rimëkëmbjen e institucioneve gjyqësore dhe lirimin e të pafajshmive në Maqedoni Këshilli Organizativ për rastin “Monstra”.
Perndryshe, organizator të peticionit janë Florim Kadriu edhe aktivisti Hadi Osmani.