Nis peticioni për largimin e Greg Delawie si ambasador në Kosovë

Ka nisur një peticion për largimin e ambasadorit amerikan Greg Delawie nga Kosova.

Përdoruesi i faqes së peticioneve Change.org, Roland Bartetzko ka nisur peticionin kundër ambasadorit amerikan me arsyen se ai po e përkrah regjimin në Kosovë.

“Craig Delawie si ambasador amerikan në Kosovë duhet të përkrah vlerat demokratike dhe t’i ndihmojë Kosovës që të bëhet shtet me demokraci funksionale dhe pa korrupsion”, ka shkruar ai në arsyen e hapjes së këtij peticioni.

“Sidoqoftë ai po e bën të kundërtën: Craig Delawie është duke përkrahur regjimin që ka humbur përkrahjen në popull. Korrupsioni në Kosovë është në rritje, por kjo nuk e shqetëson Delawien, i cili do të dërgonte sinjal te të gjithë se qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ende kujdeset për demokracinë dhe respekton të drejtat e njeriut”, thuhet më tej në arsyetimin e këtij peticioni.

Artikulli paraprakTeknologjia e fundit e xhepistëve, grabisin kartat e kreditit me wireless
Artikulli vijuesThaçi: Fjalori i ambasadorit Delawie nuk është fjalor i diplomacisë amerikane