Morsi do të takohet me zëvendëspresidentin iranian

Zëvendëspresidenti iranian, Hamid Baghaei ndodhet në Kajro për një vizitë dyditore, që nisi, sipas agjencisë vendase të lajmeve, Mena.

Kjo është vizita zyrtare e nivelit më të lartë, që kur Irani ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Egjiptin, në vitin 1979, kur nënshkroi një traktat paqeje me Izraelin.

Baghaei do të përcjellë një ftesë zyrtare të presidentit Mahmoud Ahmadinexhad për homologun e tij egjiptian, Mohamed Morsi për samitin e Grupit to Vendeve Neutrale, (NAM)(vende që nuk kishin lidhje me SHBA-në apo ish-Bashkimin Sovjetik, shën. i pëkth.), që zhvillohet në Tehran, në periudhën 26-31 gusht.

Irani do marrë nga Egjipti mandatin e sekretarit të përgjithshëm të ”NAM” në samitin e ardhshëm./trt/kohaislame

Artikulli paraprakIrani përkrah Assadin!
Artikulli vijuesTajfuni në Kinë, evakuohen 2 milionë persona