Morsi: Pensionimet – “në të mirë të shtetit”

Presidenti i Egjiptit, Mohamad Morsi, tha se pensionimi i dy gjeneralëve të lartë të shtetit ishte në të mirën e shtetit.

Duke folur pas zëvendësimit të kreut të forcave të armatosura, Mohamad Husein Tantavi, dhe shefit të shtabit, Sami Anan, presidenti lavdëroi forcat e armatosura duke thënë se ato do të përqëndrohen “në misionin e shenjtë të mbrojtjes së shtetit”.
Një interpretim i kushtetutës, me të cilën synohej të frenohen fuqitë e presidentit, është anuluar tashmë.
Tantavi kishte udhëhequr Egjipitn pas rrëzimit nga pushteti të Hosni Mubarakut e deri në zgjedhjen për presidenti të Morsit në muajin. /BS/kohaislame

Artikulli paraprakEGJIPT – PRESIDENTI MUHAMED MURSI EMËRON ZËVENDËSPRESIDENTIN
Artikulli vijuesRada kundër ndarjes së Kosovës