Grupet Siriane të opozitës mbështesin Ushtrinë Çlirimtare të Sirisë.

Ka përfunduar  takimi dy ditor në mes grupeve siriane të opozitës në Kajro, në të cilin u pajtuan për të mbështetur Ushtrinë Çlirimtare të Sirisë dhe shpërbërjen e Partisë Baath dhe largimin e Asadit dhe të figurave tjera të regjimit në periudhën e kalimtare por mbeten të ndarë në çështjet e tjera kyqe.

“Ne jemi pajtuar që zgjidhja e problemit fillon me largimin e regjimit të Asadit dhe të qeverisë së tij, mbrojtjen e civileve dhe mbështetjen e Ushtrisë Çlirimtare të Sirisë,” tha Kamal Labwani, një figure e opozitës Siriane gjersa ishte duke lexuar deklaratën përfundimtare e dal nga konferenca dy ditore.

250 pjesëmarrësit, megjithatë  e patën të vështirë për të zgjidhur pyetjet përfshirë ndërhyrjen ushtarake të vendeve të huaja dhe rolin e fesë dhe dështuan të bënin një marrëveshje për formimin e një trupi të bashkuar për të përfaqësuar opozitën.

Konferenca u hap te hënën në kryeqytetin egjiptian nën kujdesin e Lidhjes Arabe për të krijuar një vizion të përbashkët për periudhën kalimtare pas përmbysjes së Asadit në Siri.

Në deklaratën përfundimtare, pjesëmarrësit e konferencës përshkruan mekanizmat për procesin kalimtar pas Asadit, kreu i Këshillit Kombëtar Sirian Abdel Bassat Seya tha.

Kreu i Këshillit Kombëtar Sirian Abdel Bassat Seya tha që pjesëmarrësit u pajtuan që të mbështesin plotësisht Ushtrinë Çlirimtare Siriane, e cila është e përberë kryesisht nga dezertoret e ushtrisë Siriane të cilët kanë mbrojtur civilët dhe kanë fituar në disa zona te trazuara.

Seyda tha: “Për të folur për çfarëdo qeverie të bashkuar përderisa Asadi është në krye është e pakuptimet.”

Herët në mëngjes, një grup opozitare kurd u larguan nga takimi pasi disa pjesëmarrës refuzuan të përfshin në deklaratën përfundimtare që pakica Kurde në Siri do të njihet nga opozita pasi që kanë qenë të margjinalizuar nga regjimi i Asadit.

Sipas delegateve, mospajtimet u përqendruan nëse duhet te thërrasin për ndërhyrje ushtarake nga vendet e huaja për te ndal gjakderdhjen 16 mujore. Diskutimi gjithashtu preku dhe rolin e fesë pas rrëzimit të Asadit./Al Jazeera

Shqip: K.Morina/kohaislame.com

Artikulli paraprakQeveria e heshtur
Artikulli vijuesProgram i thjeshtë jetësor për muslimanin,