Abdullah Numan, nga kopshtar në Indi deri në profesor i Studimeve Islame në Melbourne

Në moshën 16 vjeçare, të shkollës së mesme kam filluar kërkimet për të vërtetën, këtu ishte e vështirë për të gjetur dhe vendosa të udhëtoj në Indi. Me miqtë e mi deri atje kam udhëtuar një muaj, fillon tregimin për jetën e tij doktori i shkencave dhe profesori në Universitetin prestigjioz “Victory” në Melbourne, Abdullah Numan, i cili në Beograd kishte lindur si Ivan Trifunoviç.

“Dashuria e njerëzve për Zotin, të atyre që ndërtuan xhami, ka ndikuar tek unë. Kjo përkoi me faktin se kam qenë i rrethuar nga njerëz të mirë, por edhe muslimanët që kam parë në jetën time kanë dëshmuar se janë njerëz jashtëzakonisht të mirë”, tha ai në një intervistë për Anadolu Agency (AA), ku profesori flet për momentet kyçe që ndikuan për zgjedhjen e Islamit si mënyrë të jetës së tij.

Kontakti i tij i parë me muslimanët ishte në vitin 1969 me studentin arab në sheshin e Republikës në Beograd, nga i cila bleu 300 dollarë për të udhëtuar në Indi dhe nga i cili mësoi të dallojë dollarët e falsifikuara.

Me katër miqtë e tij me tren mbërrin në Stamboll, dhe pastaj me furgon arriti në Nepal. Shokët e tij u kthyen për shkak se mbetën pa para dhe nuk e gjetën atë të cilën e kërkonin, ndërsa Ivani, duke kërkuar të vërtetën takoi murgun budist në Meroe, të New Delhit, ku ndodhet minarja më e lartë në botë, Qutub Minar. Atje ai ka punuar si kopshtar, meditonte, i mahnitur nga arkitektura islame zhytej në mendime.

“Kur shkoja në xhami dhe shikoja se si është e zbukuruar, kjo për mua ishte sikur të shihja film, sikur të fluturoja, sepse shikoja diçka që është bërë nga dashuria për Zotin. Në to ka një mesazh për ata që e shohin, sepse nuk janë vetëm laramia në tavan, por ato kanë kuptim”, shpjegon përshtypjet e tij nga ajo kohë dhe tha se ai i pëlqente të ulej mbi rrënojat e xhamive të vjetra.

Kur ishte në Indi, ishte 19 vjeç, ai qëndroi atje gjashtë muaj, dhe gjatë kësaj kohe krijoi përshtypjen se muslimanët ndryshojnë me afërsinë dhe organizimin e tyre nga fetë tjera.

“Në ato vende kam gjetur një lloj paqe dhe qetësie shpirtërore, e cila më përkufizonte nga çdo gjë rreth meje, kështu që kjo zhurmë e jetës dhe ritualet njerëzore që ne njerëzit mendojmë se i lutemi Zotit …,këtu unë arrita të gjejë atë që shpirti im e kuptoi se është e vërtetë, këtu mora afinitetet ndaj Islamit, për shkak të arkitekturës Islame”, evokon kujtimet e tij profesor Numani.

Muslimanët që ishin në mjedisin tij kërkonin ndihmën e tij, por edhe e ndihmuan atë, kështu që kur mbetej pa para, shiste çaj, të cilin e pi edhe sot, posaçërisht pëlqen çajin me qumësht siç përdoret në Indi. E vërteta është preokupimi i tij i vetëm.

“Unë thashë se dua të gjej të vërtetën, kudo qoftë ajo dhe në çfarëdo forme që më paraqitet, unë do ta gjej atë. Nuk e kisha të qartë se e vërteta duhet të jetë përmes një feje të caktuar, tani jam musliman, falënderimi qoftë vetëm për All-llahun. Tani kamë këtë marrëdhënie ku dua të jetoj me emrin Abdullah, që është edhe qëllimi i jetës time të jem shërbëtor i Allahut. Sepse unë e dua Allahun, pasi që është treguar si bamirës i cili kujdeset për mua dhe që më tregoi rrugën për të cilën nuk kisha asnjë ide se ekziston. Ai më udhëzoi dhe më bëri ky që jam, unë këtë nuk mund ta kisha bërë vet dhe as ta paramendoja”, thotë Numan.

Islamin e ka pranuar nga sufiu i njohur Muhidin Chisti, në Rajasthan, nga i cili Islamin e kanë pranuar një numër i madh i indianëve.

“Nuk më merrte gjumi nga emocionet. Në mëngjes, para sabahut, ai erdhi tek unë dhe më pyeti se sa para kam, unë i thash se kam dhjetë rupe dhe pesëdhjetë pajsa. Ai më tha, merri 10 rupi, mi jep mua pesëdhjetë qëndraket. Si e ke emrin, unë i thash Ivan Trifunoviç, ai u përgjigj: Që tani e tutje emrin yt është Abdullah Numan dhe e thash shahadetin. Unë nuk kisha forcë që të kthehem dhe jetova me ata edhe për gjashtë muaj duke mësuar Islamin. Ata gjetën babain tim në Beograd, dhe ai më dërgoi para për biletë dhe unë u ktheva në Beograd”, përshkruan detajet e së shkuarës dijetar i shquar islam.

Gjatë jetës së tij në mesin e muslimanëve të Indisë u bë pjesë e atij komuniteti, njëri prej tyre, për shkak të lidhjes me ta, mësoi gjuhën urdu. “Kërkova nga Allahu, dhe Ai, Elhamdullilah, më sjelli këtu, dhe që atëherë jam shumë i lumtur që quhem Abdullah”, thotë ai. Pas kthimit të tij në Beograd në vitin 1970, ai erdhi në xhaminë Bajrakli dhe kishte fat të madh që në oborrin e xhamisë takoi shehun, Hamdi Jusufspahiç,Muftiun e atëhershëm të Beogradit, të cilin fillimisht e njoftoi se ishte bërë musliman.

“Hajde, eja tek unë të shoh se çka je bërë … A mos ishte kjo një aventurë e jotja, unë i thash jo, kjo ishte dhuratë për mua. Që nga ajo ditë me Shejh Hamdiun dhe fëmijët e tij, Mustafan dhe Muhamedin u bëmë të pandashëm. Nga shtëpia ime shkoja në këmbë për të falur sabahun në xhami, gjithë ditën e kaloja në xhami. Shejh Hamdiu është kujdesur shumë për mua”, rrëfen Numani kujtimet e tij.

Ndërsa ai po ndiqte mësimet në gjimnaz, Myftiu i Beogradit e bindi atë për të vazhduar shkollimin, kur ai kishte vendosur të regjistrohet në Fakultetin Juridik e kishin ftuar për të kryer shërbimin ushtarak. Pas shërbimit të APJ-së në Zagreb në vitin 1975 ai u takua me gruan e tij Razinë. Ajo kishte ardhur nga Melbourne, përgatiste provimin e diplomimit dhe shpesh vizitonte xhaminë.

Pas muajit të mjaltit në Sarajevë, ai me Razijen shkoi në Melbourne, ku përfundoi katër fakultete – Shkencat Islame, Filozofinë, Sociologjinë dhe Menaxhimin Ekonomik. Atje u bë profesor, sepse në vitin e katërt u dallua si ligjërues i mirë. Ai është profesor dhe vazhdimisht mëson diçka.

“Unë gjithmonë u them nxënësve të mi se, ndoshta ky është një dënim për mua për shkak se u largova nga shkolla që të mësoj tërë jetën time”, thotë duke qeshur profesor Numani, i cili shpesh vjen në Beograd, sepse siç thotë aty është “shpirti i tij”, ndërsa në Melbourne ka bashkëshorten, djalin Kerimin dhe vajzën Muna.

Familja e Abudllah Numanit nga ana e nënës së tij, sidomos nëna dhe gjyshja, e cila e thelluar në besimin ortodoks nuk pranoi lehtë faktin se ishte bërë musliman, ndërsa babai i tij e pranoi një gjë të tillë, sepse kishte vërejtur se kjo e kishte përmirësuar atë si person. Nga e gjithë familja, siç thotë, më së shumti e kishte mbështetur halla e tij, aktorja e ndjerë Ruzhica Sokiç.

“Gjithmonë më mbështeste dhe kujdesej për mua si të isha fëmija i saj. Ka qenë një ndihmëse e madh në jetën time. Edhe ajo na deshi ne dhe e deshi xhaminë dhe të vinte këtu. Kështu që të paktën një pjesë e familjes sime kishin kuptuar se muslimanët janë njerëz, që kanë shpirt, se janë njerëz me qëllime të mira, se ia vlen të bisedohet me ta, se janë të bukur, të drejtë dhe të arsyeshëm”, tregon ai.

Sipas tij, njerëzve nuk iu takon që të nënçmojnë të tjerët dhe të djegin shtëpitë e tjerëve, sepse këtë nuk na e mëson feja, ndërsa njerëzit duhet të sillen në shpirtin Hyjnorë.

“Duke e ndihmuar njëri-tjetrin pa marrë parasysh nga jemi, sepse në qoftë se Ai na toleron në këtë planet, pse ne të mos tolerojmë”, konstaton profesori Numan./aa/al

Artikulli paraprakSa të devotshëm që ishin!
Artikulli vijuesIbn Hazm El-Endelusi (994 – 1064)